E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Biden, urdhra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor

Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë të enjten disa urdhra ekzekutivë mbi kujdesin shëndetësor të cilat synojnë të ndihmojnë ata që kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe shumë amerikanë kanë humbur vendet e punës e për pasojë edhe siguracionin shëndetësor.

“Ndërsa vazhdojmë të luftojmë ndaj COVID-19-s, është tejet kritike që amerikanët të kenë qasje tek kujdesi i përballueshëm shëndetësor”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë më shumë se 429,000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Të mërkurën drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky u tha gazetarëve se sipas parashikimeve deri më 20 shkurt numri i të vdekurve mund të arrijë nga 479,000 në 514,000 raste.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shëndetësisë po përpiqen të rrisin numrin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që merren me kryerjen e vaksinave. Qeveria pritet të autorizojë në këtë funksion mjekë dhe infermierë që kanë dalë në pension.

Zyrtarët e shëndetësisë kërkojnë nga Kongresi që të miratojë projekligjin e administratës Biden I cili synon rritjen e kapaciteteve për vaksinat dhe testet. Zyrtarët thonë se administrata po punon për të përmbushur qëllimin e Presidentit Biden për kryerjen e të paktën 100 milionë vaksinimeve në 100 ditët e para të tij në detyrë./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...