E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Biden paralajmëron ‘fundosjen’ e zyrtarëve të lartë, reagon ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-së ka reaguar pas urdhrit të presidentit amerikan Joe Biden, ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve, të cilët kanë cënuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Sipas Ambasadës, ky urdhër është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

Në reagimin e postuar në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se një referencë e tillë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhri Ekzekutiv është në përputhje me punën që SHBA dhe BE kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Evropiane dhe Euro-Atlantike. Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin edhe Shqipërinë, urdhër në të cilin parashikon bllokim prone dhe ndalim të hyrjes në SHBA, të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Në letrën drejtuar Kongresit dhe Senatit, presidenti Biden informon se këta persona që konsiderohen si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, do ju sekuestrohet prona dhe ndalohet hyrja në SHBA.

Njoftimi

Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët. Lexojeni Urdhërin e plotë duke klikuar mëposhtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...