Biden e quajti vrasës/ Putin: Nuk dua të prish marrëdhëniet me SHBA-të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj deklaratës së homologut të tij amerikan, Joe Biden, pasi ky i fundit e quajti atë vrasës.

Putin i ka thënë Biden se të gjithë njerëzit e shohin personin tjetër me cilësitë e tyre, dhe të mendojnë se janë të njëjtë me të, shkruan Times Now News.

“Ne gjithmonë shohim tek një person tjetër cilësitë tona dhe mendojmë se ai është i njëjtë me ne,” tha Putin.

Ai gjithashtu tha se Rusia nuk ka ndërmend që të prishë marrëdhëniet me SHBA-të, por do të përpiqët që t’i rregullojë ato.

Komentet e Presidentit të SHBA Biden ndezën krizën më të madhe midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në vite, me Moskën që thirri ambasadorin e saj për konsultime dhe paralajmëroi se lidhjet ishin në prag të “kolapsit” të plotë.

Ditën e djeshme, Biden ka kërcënuar Putin dhe e ka quajtur atë vrasës, pasi ky i fundit mendohet se ka tentuar që të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020.