Kryesore

Betimi i Arta Vorpsit te noteri/ Doris Pack: BE duhet të veprojë


               Publikuar në : 22:16 - 14/11/19 L M

Ish-eurodeputetja në Parlamentin Evropian, Doris Pack e konsideron një “parodi me drejtësinë shqiptare” betimin e Arta Vorpsit para noterit, dhe jo para Presidentit të Republikës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Doris Pack i bën thirrje Bashkimit Evropian të veprojë.

“Një parodi me drejtësinë në Shqipëri. E nominuara në mënyrë antikushtetuese si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, zgjodhi të betohet para një noteri publik dhe jo para Presidentit të Republikës siç kërkon Kushtetuta. BE duhet të veprojë!”, shkruan ajo në Twitter.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT