Beteja e Evropës për metalet, Shqipëria ndër depozitat më të mëdha

Në një artikull të Reuters, flitet për betejën globale që Europa po bën për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar. Në artikull përmendet edhe Shqipëria.

Kapaciteti prodhues i Europës është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulëta, kryesisht nga Kina.

Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux.

“Europa ka arritur pirunin kritik. Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në këtë drejtim, apo nëse të tjera rajone në botë do të futen në garën e burimeve globale”-thotë shoqata.

Bashkimi Europian është duke ndjekur tani të njëjtën rrugë si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e zinxhirit të vetë furnizues të metaleve. Unioni ka të hartuar një listë të mineraleve kritike, mes të cilave edhe platinin.

Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian këmbëngul për integrimin e Ballkanit Perëndimor në zinxhirin europian të furnizimit, thotë Reuters, duke e arsyetuar këtë me faktin se, Shqipëria por edhe vende të tjera të rajonit kanë depozita të shumta platini.