Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Besëlidhje me Zotin dhe Atdheun!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Azgan Haklaj

Dossier:

Këta dy burra në krahun tim janë gjyshërit e mi!

I pari Ibish Shpend Haklaj nga Gashi i Gurit i Malësisë së Gjakovës.

I dyti Binak Hasani (Aga) babai i nënës time nga Krasniqja e Malësisë së Gjakovës.

Ibishi ka qënë mik me Dervish Luzhën “Nderi i Kombit” dhe Rexhep Belin “Nderi i Kombit”, por ka patur vëlla gishti e shpirti Haxhi Brahimin, (Babë Haxhinë) që Dervish Luzha dhe Rexhep Beli e therrisnin Haxhi Shkelzeni.

“Mali i Shkelzenit” është Sofra e perëndive ku erdhi Sari Salltiku i plagosur nga luftërat e Bosnjës që e deshmojnë vargjet.

Një luftar’ nga lufta vjen

Pika e gjakut ra n’Shkelzen.

Sari Salltiku dishepulli i Haxhi Bektash Veliut themeluesit të Bektashizmit erdhi në fillim të shekullit të 14-të, gjakun e la në Shkelzen, qëndroj në malin e Pashtrikut apo Baba Pashtriku siç e ka pagëzuar rilindasi me përmasa europiane Pjetër Bogdani.

Sari Salltiku erdhi në mal të Krujës në vitin 1325, gjurmët i ka në hyrje të Krujës dhe u vendos në mal të Krujës.

Previdenca hyjnore deshi që ai të shpaloste mrekullitë e veta në Krujën e Moisiut tonë Gjergj Kastriotit, i cili betejën e fundit kundër trupave turke të Ballaban Bashës ku i shpartalloj keqas e bëri në Sari Salltik.

Varri i Sari Salltikut gjëndet në Shen Naum, Ohër.

Binak Hasani (Aga) ka patur vëlla gishti e shpirti Mullah Shiqerin (Hoxhë Tapallin).

Mrekullitë e tij i din Malësia e Gjakovës.

Ibish Shpend Haklaj dhe Binak Aga janë luftëtar të shquar në betejat për liri e pavarësi.

Të dy kanë kontribut të madh në kryengritjet e viteve 1908-1909 -1910-1912.

Ibishi me vëllezërit e vet Arifin, Salihin, Sadrinë, Sokolin, në krah të babait të tij Shpendit e xhaxhait Groshit me të birin Isufin, së bashku me bajraktarët e Gashit Halil dhe Zeqir Brahimin, Adullah Hoxhën, Arif Delinë Sadri e Brahim Bardhin dhe dhjetëra kusherinj të familjes Haklaj e qindra gashianë qëndruan fort në fillim të qershorit të vitit 1910 në kodrat e Haklajve përballë trupave ushtarake të Turqisë të drejtuara nga Turgut Pasha.

Në këtë betejë të ashpër ra deshmori i Atdheut Man Arif Haklaj nipi i Ibishit(djali i vëllait).

Lufta ishte e përgjakshme por Gashianet nuk u thyen.

Kjo qëndresë përshkruhet me vargjet:

“Ku po del kjo flakë e verdhë

Në Gash’ të Gurit si përherë

Gashi i Gurit renda-renda

I ka djemt me nga shtatë zemra”.

Sadri Bardhi të madhe briti

Po ku je Halil Brahimi

Lesho Kushtrimin tek Shpend Zeqiri.

Shpend Zeqir Haklaj është stërgjyshi im, i cili ka qenë drejtues i formacioneve luftarake të Gashit në Ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është plagosur në betejen e Shtimjes me dt 21 prill 1881(dekoruar me medalien e trimerisë).

Në vitin 1908 kishte rënë në fushën e nderit fyt me fyt me xhonturqit në Sukë (Hereç) Deçan deshmori i Atdheut Zmajl Plak Haklaj.

Ibishi dhe Binaku kanë marrë pjesë në çlirimin e Shkupit me forcat e Bajram Currit në gusht të vitit 1912.

Binaku ka mbajtur për një kohë të gjatë në shtëpinë e tij Azem Galicën gjatë lëvizjes kaçake .

Të dy kanë mbështetur mbretin e shqiptarëve Ahmet Zogun në konsolidimin e mbretërisë shqiptare.

Në maj të vitit 1937 kundër forcave të Ethem Totës ra në hyrje të kalasë së Gjirokastrës në mbrojtje të institucioneve deshmori i Atdheut djali i vëllait të Ibishit Rrustem Sadri Haklaj.

Për shkak të aktivitetit të madh patriotik në shërbim të Atdheut me dt 28 nentor të vitit 1937 me rastin e festave të 25 vjetorit të pavarësisë Ibishi dhe Binaku kanë qenë të ftuar nderi nga Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu.

Ibishi dhe Binaku kanë mbështetur fuqishëm luftën nacional çlirimtare për çlirimin nga pushtuesit nazi-fashistë.

Ibishi me dt 10 mars të vitit 1943 është zgjedhur bashkëkryetar me Tahir Hoxhën i Këshillit Antifashisht Nacional Çlirimtar.

Pas çlirimit që të dy Ibishi dhe Binaku kundërshtuan reformën agrare dhe kolektivizimin e bujqësisë, Binaku u shpall kulak nga PPSH ndërsa Ibishin nuk e goditën dot.

Ibishi nuk hoqi dorë asnjëherë nga miqësia me Binakun, e strehoj dhe mbrojti sa mundi Dervish Luzhën nga reprezaljet dhe përndjekjet e sejmenëve të PPSH-së.

Në vitin 1976 forcat e sigurimit e arrestuan në mënyrë të pa besë natën Aliun të birin e Binakut dhe në gjyqin e zhvilluar disa muaj më vonë u denua 14-të vjet për azhitacion e propogandë e sabotim në ekonomi.

Aliu u shpreh atë kohë në sallë të gjyqit:

“Jam armik i betuar i PPSH-së dhe Enver Hoxhës.

Babai im se ka dashur kurrë këtë regjim”.

Pavarësisht kësaj lufte të egër të komunizmit ndaj familjes së Binak Agës Ibish Shpend Haklaj kurrë nuk e braktisi dhe nuk e prishi miqësinë me të pavarësisht presioneve.

Megjithëse se kaluan një jetë plot sakrifica kurrë nuk u ndanë bashkë, e nuk hoqën dorë nga besimi në Zot, por fatkeqësisht i ndau vdekja.

Në qershor të vitit 1981 kaloj në amshim Binak Aga, kurse Ibishi në korrik të vitit 1983.

Ata kaluan në botën e amshueshme, por lanë pas veprën dhe familjet të cilat u rreshtuan në vijën e parë në betejën për liri e demokraci në vitin 1990 dhe kontribuan shumë për konsolidimin e saj, pavarësisht se nuk gjetën përkrahjen që e meritonin.

Tags: Azgan HaklajBinak HasaniMan Arif HaklajShpend Zeqir Haklaj

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, temperaturat rriten deri në 35°C

Artemis: NASA gati për të nisur një epokë të re të eksplorimit të Hënës

Tregjet e aksioneve aziatike në rënie, nga frika e normave të interesit në SHBA







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

by mirseda
09:34 | 09/06/2026
0

Këtë të martë, 9 qershor, maturantët po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Proces, që...

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com