Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim është shprehur se e ka të nevojshme gjetjen e një kosulenti ligjor për të shqyrtuar dobësitë në kornizën ligjore të Bankës së Kosovës.
Sipas deklaratës së BERZH, konsulenti do të përqendrohet të përafrimit ligjor dhe zgjidhjes së Bankës së Kosovës me normat dhe praktikat sipas standardeve evropiane dhe në bazë të direktivave përkatëse të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit 2014/59 BE.Kjo sipas tyre do të zgjidh pengesat dhe do të krijojë rimëkëmbjen e institucioneve të kreditimit dhe atyre të firmave investuese.
Pas realizimit të kësaj, konsulentit ligjor do i duhej të bashkëpunojë më Bankën Qendrore të Kosovës dhe grupin përkatës të punës në hartimin e ndryshimeve në bazë të legjislacionit dhe rregulloreve të përcaktuara, udhëzimet si dhe manualet e zbatimit.Ndërsa afati përfundimtar për dorëzimet e ofertave të parashikuara është deri me 12 dhjetor të këtij viti.