Ai është 81 vjeç, por nuk mund të qëndrojë larg politikës.
Bëhet fjalë për Silvio Berlusconin, i cili është rikthyer në politikën italiane.
Ish-kryeministri i Italisë nuk mund të garojë në zgjedhjet parlamentare për shkak të dënimit për mashtrim me taksa, por po udhëheq një koalicion të qendrës së djathtë, që po synon të kthehet në forcë politike.
Berlusconi duket i vendosur për një rikthim tjetër politik pasi një koalicion që ai mbështeti fitoi zgjedhjet rajonale të Sicilisë. Vota mbi ishullin italian është parë si një provë vendimtare përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit të ardhshëm.
Karriera biznesmenit miliarder ka qenë e shqetësuar nga skandale brenda dhe jashtë qeverisë. Kryeministri katër herë i Italisë ka qenë larg qendrës politike që kur u përjashtua nga parlamenti katër vjet më parë, pasi u dënua për mashtrim tatimor.
“Sicilia, ashtu siç unë kërkova, ka zgjedhur rrugën e ndryshimit të vërtetë, serioz, konstruktiv, bazuar në ndershmërinë, kompetencën dhe përvojën”, tha ai në një video të postuar në Facebook.
Koalicioni i formuar së fundmi sjell së bashku forcën italiane të partisë së Berlusconit me partitë e krahut të djathtë Partia Veriore dhe Vëllezërit e Italisë.
Kandidati i mbështetur nga Berluskoni, Nello Musumeci mundi themeluesin e Lëvizjes Pesë Yje, me vetëm nën 40% të votave. Megjithatë, më shumë se 50% e sicilianëve nuk kanë votuar, sipas mediave italiane.