E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Berisha: Turqia ka 300 mijë të vaksinuar në ditë, Shqipëria 365 në 5 ditë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në vend, i nisur me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama.

Duke krahasuar procesin e vaksinimit me Turqinë, Berisha shprehet se me këtë ritëm, Ramës do t’i duhen gati 200 ditë për të vaksinuar vetëm personelin shëndetësor.

Sipas tij, Rama i solli vaksinat në mënyrë kontabandë.

“Këtij i thonë sukses! Turqia, 300 000 të vaksinuar në ditë, Shqipëria 365 të vaksinuar në 5 ditë! Dje Edvin Hajduti njoftoi se nga vaksina skarcitet kallp e futur në mënyrë klandestine në Shqipëri, janë vaksinuar 350 persona.

Agjensia Reuters njofton dje se Turqia ka vaksinuar në dy ditët e para mbi 600.000 njerëz. Kështu, Shqipërisë me Edvin Hajdutin për të vaksinuar vetëm personelin mjekësor do t’i nevojiten 200 ditë. S’ka gjë se vet e bëri i pari vaksinën!”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...