E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Berisha thirrje për revolta, rrit presionet ndaj Bashës

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

FOTO-VIDEO/ Teoritë e shumta mbi metalin misterioz monolit të gjendur në Utah

Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë...

Thellohen mosmarrëveshjet brenda Partisë Demokratike. Ashtu siç gazeta e deklaroi para disa ditësh se ish-kryeministri Sali Berisha është zhgënjyer me strategjinë e kryetarit të PD, Lulzim Basha, ditët e fundit përplasjet mes tyre kanë arritur kulmin.

Burime shumë të sigurta të gazetës, i pohuan gazetës se ish-kryeministri Berisha dhe kryedemokrati Basha kanë pasur përplasje sa i takon aksionit opozitar dhe sidomos distancimit nga protestat anti-qeveritare. Sipas burimeve, mësohet se ish-kryeministri i ka bërë thirrje kryedemokratit Basha që duke filluar nga muaji tjetër të nisë revoltat, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga qeveria.

Mësohet se Berisha e ka artikuluar këtë kërkesë në kushtet kur kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të reflektojë dhe se për të gjendja e jashtëzakonshme duhet injoruar sa më parë. Në këtë kontekst, të njëjtët burime theksuan se ish-lideri demokrat ka kërkuar nga shefi i selisë blu që duke qenë se gjendja e jashtëzakonshme përfshin qarqe si Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku për rrjedhojë ndalohen tubimet, këto të fundit të shtrihen në qytetet të tjera si Elbasani apo Shkodra dhe se ka ardhur koha që të rrëzohet qeveria, pasi rrugë tjetër nuk i ka mbetur opozitës. Madje, mësohet se Berisha i ka vënë afat Bashës që goditjen finale Ramës t’ia japin në 20 shkurt të vitit 2020, duke qenë se 30 vite më parë në të njëjtën datë u rrëzua regjimi komunist falë revoltave popullore. Ndërkohë, mësohet se Berisha i ka kërkuar Bashës që të mbështesë presidentin Meta në betejën me qeverinë.

Berisha thirrje për revolta

Por thirrjet për revolta dje ish-kryeministri Sali Berisha i ka artikuluar edhe publikisht. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa komenton paketën “anti-shpifje”, ish-kryeministri Berisha kërkoi nisjen e revoltave popullore kundër kryeministrit Rama, pasi sipas tij, është armiku më i egër i shqiptarëve. Në këtë kontekst, Berisha theksoi se ka ardhur koha që të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë, në mënyrë që të përmbyset sa më parë qeveria. “Me këtë fushatë dhe këto qëndrime të fjalës së lirë ky bastard i bllokmenëve hoxhist, deklarohet pas Enver Hoxhës armiku më i egër i lirisë së shqiptarëve. Këto qëndrime janë një kushtrim për çdo shqiptar që i beson lirisë dhe vlerave të saj, në këmbë të bashkuar të flakim sa më parë kalbësirën që shfrytëzon dramat dhe tragjeditë kombëtare për t’ju konfiskuar lirinë shqiptareve”, deklaroi ai. Por këto thirrje janë presione dhe mesazh i qartë për kryedemokratin Basha, ç’ka tregon se mosmarrëveshjet mes liderit të PD dhe ish-liderit demokrat janë shtuar ndjeshëm.

Lexo edhe :   Artan Hoxha publikon detajet nga krimi makabër ku akuzohet edhe Berisha
Lexo edhe :   Në një tryezë me Ramën për pandeminë? Ja çfarë thotë Basha

Kreu i PD me axhendë të re në janar

Megjithatë, në kushtet kur presionet e Berishës janë shtuar ndjeshëm ndaj tij, kryedemokrati Lulzim Basha është vënë në lëvizje. Gazeta ka mësuar se kreu i Partisë Demokratike ka njoftuar vartësit e tij në rrethe se nga muaji tjetër do të vijojë me aksionin opozitar, por me një strategji të re. Mësohet se në kushtet kur qeveria ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 30 mars të vitit që vjen, Basha është shprehur se do ta nisë aksionin opozitar atje ku e la, ndërsa do të përdorë një strategji të re kundër qeverisë, duke mos dhënë më shumë detaje. Mirëpo, kjo strategji, e cila pritet të aplikohet nga Basha vitin që vjen, është në një farë mënyrë edhe sfidë për presidentin Ilir Meta. Ky i fundit mësohet se do të zhvillojë tubimet në muajt e ardhshëm në disa qytete të ndryshme të vendit, ku në fokus do të jetë rikthimi i referendumeve dhe mbrojtjes së demokracisë. Kështu që, duke qenë se me nisjen e tubimeve Meta kërkon të marrë frenat e opozitës, Basha është hedhur në sulm për t’i prishur planet kreu të shtetit. Pra, përmes fillimit të aksionit opozitar, atje ku e la, Basha kërkon që t’i tregojë Metës se është ai kreu i opozitës dhe jo Meta. /Gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...