Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi nisjen e një platforme parlamentare para kryeministrisë ditën e hënë, 17 nëntor.
“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë”, tha Berisha.















