Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” tha se sot është dita më e zeze për parlamentin pluralist shqiptar. Kjo deklaratë erdhi pas zgjedhjes së Berishës në krye të kuvendit. Berisha tha se ky akt është një shpallje haptas lufte ndaj qindra mijëra shqiptarëve.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Te dashur miq, zgjedhja e Gramoz Ruçit, ish ministrit te policise kriminale terroriste politike te diktatures hoxhiste, perben nje dite te zeze ne historine e parlamentit shqiptar. Vendosja nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama e Gramoz Ruçit, ish ministrit te sigurimit te shtetit ne krye te legjislativit shqiptar, eshte nje perdhosje per se vdekuri e shpirtit te dhjetra mijra burrave, grave, femijeve, te moshuarve qe u persekutuan u torturuan shtazerisht, u burgosen apo ekzekuan nga policia sekrete me terroriste e Pasluftes se Dyte Boterore, arma mizore ne luften e klasave e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.
Vendosja e Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit shqiptar eshte de facto rehbilitimi nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama i vepres mizore te eterve te tij barabar dhe dhjetra akteve kriminale terroriste te policise se tyre sekrete.