E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Berisha skenar për përplasje civile, tentativa për protestë gjatë Kongresit të PS

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij në Partinë Demokratike duket se po bëjnë ç’është e mundur për të shtyrë vendin drejt destabilitetit. Djegia e mandateve ishte skenar i Berishës dhe po ashtu pas sulmeve ndaj Kryeministrisë më 26 shkurt fshiheshin pikërisht njerëzit e tij. Por duke qenë se kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar të distancohet nga dhuna, ish-kryeministri është vënë sërish në lëvizje. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit ndaj Bashës është ushtruar presion që protesta e radhës së opozitës të bashkuar të zhvillohej ditën e shtunë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste. Mirëpo, sipas informacioneve, ky propozim i njerëzve pranë ish-kryeministrit është nxitur edhe nga fakti se në datën 23 mars, pas Kongresit, socialistët pritet të zhvillojnë një tubim në kuadër të nismës “Bashkia që duam” tek Sheshi “Nënë Tereza”. Në këtë aktivitet, PS do të zyrtarizojë edhe kandidaturën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës. Por nëse kemi protestë, atëherë militantët e PD dhe PS mund të shkojnë drejt përplasjes. Basha mblodhi të hënën krerët e degëve dhe u diskutuan disa mundësi, ku u fol për të protestuar më 21, 22 apo 23 mars. Për të protestuar të shtunën gazeta ka mësuar se ka pasur presione dhe nga Berisha, por Basha nuk ka qenë dakord sepse kjo mund të çojë në një përplasje civile.

Basha thërret protestë nesër para Parlamentit

Kërkesa dhe presioni i Berishës ndaj Bashës për të protestuar gjatë Kongresit të PS, duket ka rezultuar “flluskë sapuni”. Kjo pasi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që protestën e radhës opozita ta zhvillojë ditën e nesërme në orën 09:30 para Parlamentit. Po si shkoi Basha tek kjo datë dhe cilat janë prapaskenat që ai vendosi të thërrasë protestën ditën e nesërme? Gazeta ka mësuar se Basha kishte diskutuar me krerët e degëve dy data të mundshme se kur do të zhvillonin protestën e radhës së opozitës, të cilat ishin data 21 mars, ose 22 mars. Për 22 marsin, demokratët synonin që të zhvillonin protestë, me justifikimin se kjo është një ditë e shënuar për PD, pasi në po të njëjtën datë në 22 marsin e vitit 1992, Partia Demokratike erdhi në pushtet, duke fituar ndaj regjimit të kohës me një votë plebishitare. Por edhe kjo datë ka mbetur thjeshtë një alternativë në tentativë, pasi kryedemokrati ka vendosur që protestën e radhës opozita ta zhvillojë ditën e nesërme. Sipas informacioneve, Basha ka njoftuar dje në mesnatë krerët e degëve se protesta e opozitës do të zhvillohet nesër në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, pasi në orën 11:00 pritet të mbahet edhe seanca plenare. Mësohet se kreu demokrat e ka justifikuar këtë vendim, me arsyetimin se kur nisën stinën e protestave, ai dhe krerët e tjerë të opozitës, iu premtuan militantëve se nuk do të zhvillojnë protesta para Parlamentit, gjithmonë kur do të ketë seanca plenare, pasi sipas tyre, ky lloj presion do të detyrojë mazhorancën që të reflektojë, sa i takon kërkesave të opozitës. Dhe kështu ka ndodhur, pasi tanimë është bërë zyrtare që protesta e opozitës do të zhvillohet nesër para Parlamentit./gazetasot

Lexo edhe :   Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës
Lexo edhe :   10 skenaret e të ardhmes së Partisë Demokratike

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...