E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Berisha: Rama e ka kthyer policinë në bandë, në 21 janar qëlloi garda

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama si përgjegjës kryesor për vrasjen e të riut, Klodian Rasha, 3 mbrëmje më parë.

Në një lidhje me Skype me emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Berisha tha se Rama e ka kthyer policinë në bandë e cila dhunon në mënyrë barbare qytetarët.

Berisha tha se vrasjet e 21 janarit nuk kanë lidhje me policinë dhe viktimat u vranë nga garda, që është ushtri dhe ka vetëm armën si mjet mbrojtës.

Sali Berisha: “Rama u përpoq duke dihatur të impresionojë shqiptarët, edhe pse e ka mbushur policinë sapo erdhi në pushtet me trafikantë droge, me vrasës siç ka bërë me parlamentin, paçka se e shndërroi policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit të vendit, e shndërroi në një polici të krimit monstruoz elektoral, paçka sa e shndërroi policinë e shtetit në një polici e cila dhunonte në mënyrë barbare qytetarët, që nga Sahit Dollapi që po përpiqej të ndihmonte policinë. E ktheu policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit. E shndërroi policinë e shtetit që dhunonte në mënyrë barbare qytetarë.

Unë kur u vranë në protestë, dola direkt pas mbylljes në konferencë për shtyp. Jo si ky që mbajti heshtje 72 orë. Pushtetin me dhunë, unë nuk ia dorëzoja kurrë. Roli im ishte që të isha i pamposhtur, në ndihmë të vendit dhe të institucioneve dhe funksionin e kryeministrit. Ministri i Brendshëm mbrojti rendin kombëtar, garda është ushtri nuk e ka armën si mjet mbrojtës.

“Policia nuk vrau njëri në 21 janar, i vrau garda, që është ushtri dhe jo polici. Garda ka pasur tanke dhe krejtësisht detyra të tjera dhe garda, dihet si çdo ushtri në botë ka vetëm një mjet për t’u mbrojtur, s’ka as shkop, as spraj, as ujë, vetëm armën. Ka një raport të OSBE që thotë se demonstrata e 21 janarit pati axhendë pushtetin. Shteti nuk merret, unë nuk iki nga zyra, por ka një ndryshim të madh. Në 21 janar u mbrojt shteti nga banda të pajisura me armë, kallëpe dinamiti. Dhe nuk ka pasur asnjë urdhër zjarri për gardën”, tha z. Berisha teksa i rikthehej ngjarjes së 21 janarit 2011.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Nga: Ekaterina Kotrikadze “Project Syndicate” Aleksei Navalni është gati të trazojë ujërat në muajin më “dembel” në Rusi. Ashtu si në kohën e Bashimit Sovjetik,...

SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Një burrë i cili ishte i frikësuar për të kryer një fluturim për shkak të pandemisë së koronavirusit, jetoi i fshehur në një zonë...

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid, 4 viktima

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Studimi/ Një në tetë pacientë të shëruar nga Covid-19 vdesin brenda 5 muajve

Pothuajse një e treta e pacientëve të shëruar nga Covid19  përfundojnë përsëri në spital brenda pesë muajve, dhe një në tetë prej tyre vdesin...

Financimi i rrugës Vlorë-Orikum/ Meta: Qeveria shkeli kushtetutën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, në lidhje me financimin e rrugës...