E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha prezanton referendumin: Dënoni peng-Bashën

Menjëherë pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PD, nga komisioni i rithemelimit të partisë, ish kryeministri Berisha apeloi ndaj çdo demokrati që të bashkohet me lëvizjen e tij. Në konferencën për mediat, ish-kryeministri Berisha ka pasur një ftesë për deputetët demokratë që t’i bashkohen.

Ish-lideri i PD-së Sali Berisha, pas mbledhjes me komisionin e rikthimit të PD-së ka deklaruar se protestat kombëtare janë hapi i radhës pas referendumit më 18 dhjetor.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se padija në SPAK e deputetëve të PD-së nga Basha, është një vendim që nuk ka as ligj dhe as besë. Sipas tij ai është pengu i Ramës, dhe e ndihmoi atë që të mos përballej me protesta më 18 dhjetor.

“Ftoj kryetarët e PD që deri tani, janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me PD-në, sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet më fisnike dhe ato janë në PD e rithemeluar e jo në një parti në të cilën në mënyrë absolute në dy muajt e fundit deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremit të majtë. Në një parti marksiste, leniniste me përjashtimet e tij të përditshme të deputetëve dhe anëtarëve me te cilat do i kishte lakmi çdo parti e ekstrimit të majtë.

Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore, referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë, të shkarkimit të peng Bashës apo deputetit Basha.

Kjo është fleta. Një komision u miratua sot këtu për t’u marrë, iu besua drejtimi i referendumit.

Lexo edhe :   Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt

Do bëjmë gjithcka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...