Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video që tregon se si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë bërë kontrolle në lokalet e Kukësit, banesa dhe ambiente të tjera.
Këto kontrolle më pas kanë përfunduar me arrestimin e 23 peronave, ndërkohë janë lëshuar edhe 23 urdhër arreste të tjera. Kujtojmë se këshilli bashkiak i Kukësit i ka vënë kushte kryeministrit Rama.
Në një reagim të mëparshëm, këshilli ka kërkuar lirimin e të arrestuarve, si kushtin e vetëm për t’u takuar kryeministrin Rama.
Postimi i plotë i Berishës
Ja bastisjet banditeske te Narkopolicise ne lokalet e Kukësit!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ja nje fakt se ç’far ka ndodhur dje ne ore 3 te mëngjesit ne Kukës,te njëjtën gjë kanë bere edhe ne familjet kuksjane.”