E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha nuk ndalet: Të dielën në Shkodër, selia do u kthehet demokratëve

Ish-kryeministri Berisha nuk është ndalur me protestën e 8 janarit, të cilën e konsideroi paqësore, por ka ftuar demokratët e Shkodrës që t’i bashkohen të dielën në Pallatin e Sportit në orën 11:00. Në komunikimin me gazetarët, ai u shpreh i bindur se në seli ka patur njerëz të armatosur dhe se i kanë fotografuar. Berisha i mëshon fort faktit se protesta e 8 janarit ishte më paqësorja në historinë e vendit. Ai paralajmëron se selia do u kthehet demokratëve.

“Pretendimet e mia janë të vërteta. Askush nuk kundërshton dot vendosjen e blindave në kundërshtim me çdo parim.

Askush nuk më kundërshton dot. Aty e patë kur u hodh tymi së pari, më pas u hodh pluhuri toksik, bomba shurdhuese dhe pamja më simbolike e dy botëve, një njeri idealist me flamurin e PD për ta vendosur në ballkon dhe një grup primitiv i çajnë kokën. I patë ju këto skena. Aty flitet me fakte.

Që të gjithë i ka larguar Lul Brava me mjetin e tij. Kam prova të padiskutueshme që aty ka pasur njerëz të armatosur. Njerëz që i kanë fotografuar. E patë fotografinë që doli pas protestës, aty kishte njerëz të armatosur.

Gjykata zbatoi urdhrin e Ramës. Përkrahësit e mi ishin njerëz idealistë. Kjo ishte protesta më paqësore në historinë e vendit. Nuk u gërvisht asnjë njeri nga pala tjetër dhe u plagosën 12 protestues paqësore dhe qindra u helmuan me gaz.

Unë tani ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit. Selia do i rikthehet PD. Statuti i votuar nga delegatët në 11 dhjetor ka një nen që sanksionon se selia është ajo ndërtesë që sot Lul brava e ka shndërruar në çerdhe krimi.

Lexo edhe :   Gjashtë bashkitë, nje test i mundshëm elektoral Basha-Berisha

Selia do u kthehet demokratëve, nuk ka forcë në botë që të marrë selinë dhe ta shndërrojë në kulla”, tha më tej Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...