E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Berisha ”non grata”/ Hajdari: Do ketë goditje të tjera

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, deklaroi se pas shpalljes ”non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, do të ketë ”goditje” të tjera për politikanët shqiptarë.

I ftuar në emisionin ”Open”, Hajdari u shpreh se e gjithë klasa politike do të kalojë në filtër, qofshin ato majtas apo djathtas.

Lidhur me qendrimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e DASH për Berishën, Hajdari e cilësoi si të përgjegjshme, teksa shtoi se politika duhet të rrijë larg, dhe të mbështesë hetime të pavarura.

Shkëlqim Hajdari: ”Kryeministri, për mendimin tim, është sjellur të mënyrë të dinjitetshme dhe të përgjegjshme. Shpresoj që kjo të jetë një moment kthese për politikën shqiptare. Do të ketë edhe goditje të tjera, të gjithë do kalojnë në filtër. Shpresojmë që Rama të ketë reflektuar dhe të behën shembull të gjithë politikanët në raste të tilla. Politika të rrije larg, dhe të mbeshtesë hetime të pavarua. Politika ka konceptin e vetë, ndërsa drejtësia ka konceptin e vetë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...