Berisha është rikthyer sot në Kuvend, ndërsa një grup i vogël mbështetësish i kanë dalë para. Ish-kryeministri është ngjitur mbi makinë, ndërsa ka shigjetuar Bashën, duke e akuzuar se ka marrëveshje me kryeministrin Rama.
Ai e cilësoi Bashën tradhtar, ndërsa foli për “pazare mes Ramës dhe Bashës”.
“Nga pazaret e turpshme, pazaret e fëlliqura të Lulzim Bashës me Edi Ramën. PD del nga kjo betejë më e fortë, me e sigurt, rroftë Partia Demokratikë, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.