E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia

Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për protagonistë sërish dy aktorë, Sali Berishën dhe përfaqësuesit e SHBA.

30 vjet më parë, ambasadori amerikan Ryerson ishte në tubimet elektorale dhe festive të PD-së, e cila vinte në pushtet për herë të parë.

30 vjet më pas, ambasdorja amerikane Kim, është në një aksion të hapur dhe agresiv, për ta larguar Sali Berishën nga skena politike.

Sali Berisha nuk doli në pension politik si bashkëkohësit e tij. Ai nuk iu “bind” mesazheve para fushatës elektorale që të mos kandidonte. Ai nuk e dorëzoi mandatin pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Por, kur të gjithë menduan se ai vulosi fundin e tij me vendimin e Bashës për përjashtmin nga grupi parlamentar, Berisha, në mënyrë të paimagjinueshme, iu kthye sërish luftës politike, duke ngritur bazën e PD-së kundër kryetarit Basha.

Ndryshe nga shumë parashikime, Berisha tregoi se është ende udhëheqësi shpirtëror, një lloj “Ajatollahu” i demokratëve, dhe ai ka mjaftueshëm ndjekës sa ta ndajë PD-në nga Basha dhe mbështetësit e tij vendimmarrës.

Ambasadores Kim dhe atyre që firmosën “non grata”-ën në Uashington dhe ushtruan presion për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD, u duhet ta mbrojnë tashmë Bashën nga Berisha. Ose ta fusin sërish “djallin” në shishe, pasi ata nuk e deshën deputet, e ai mund tu bëhet kryetar i opozitës.

Ndaj ambasadorja Kim iu kthye sërish “kohëve të lavdishmne”. Ajo tha se ishte në Uashington dhe i sjell urimet Bashës, dhe mezi presin të fetojnë ardhjen e PD-së në pushtet. “Ne ishim këtu kur PD erdhi për herë të parë në pushtet”- tha ajo.

Lexo edhe :   Pse po nxiton Sali Berisha për të pushtuar PD?

Por, a do të mundet dot ambasadorja Kim të frymëzojë demokratët që të mos e ndjekin Berishën, me mbështetjen që i ofron Bashës për ardhjen në pushtet?

Kjo duket e vështirë, pasi Berisha nuk ndalet. Dhe ai është aktualisht në gjendje ta shkatërrojë Bashën.

Ne nuk dimë me saktësi përsenë e kësaj përplasjeje të madhe.

Por mund të themi se ai nuk është shpëtimtari i Kosovës, siç pretendon. Nëse do të kishte dashur SHBA të shkëmbeheshin ca fshatra në veri të Kosovës me Serbinë, këtë nuk do ta pengonte Berisha.

Lexo edhe :   Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Po ashtu, mund të themi se rikthimi i tij nuk lidhet me dëshirën për të bërë demokraci në partinë që e drejtori për 3 dekada, dhe as për ti shërbyer Shqipërisë, pasi ka patur kohë boll për të dyja.

Padyshim Berisha nuk është general Noeriga që të justifikojë një sulm ushtarak për ta rrëmbyer meqë nuk ikën nga froni, por ai tashmë në Tiranë është një çështje për tu zgjidhur për diplomacinë amerikane. Rihapja e gjyqit për ngarjen e Gërdecit, mund të jetë një sinjal se drejtësia mund të jetë një zgjidhje, në mos qoftë kjo aryseja e gjithë përplasjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...