E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha në alarm para 18 dhjetorit, Yuri Kim jep mesazhin e “koduar”

Gjashtë ambasadorë zbarkuan tek PD-ja sot për të takuar Bashën. Takimi ka zgjatur për rreth 75 minuta, e ndërsa nuk ka pasur një deklaratë për mediat nga asnjëra prej palëve.

Fokusi kryesor i diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Diplomatët e huaj u pritën në hyrje të PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku. Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se sot është një ditë e bukur, sapo ajo takoi Bardhin e Tabakun. “Ditë me diell. Ditë shumë e bukur sot”, i thotë ajo Tabakut, teksa futej brenda në PD.

Partia Demokratike paditi në Prokurorinë e Posaçme mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, që ndryshuan vulën dhe logon e partisë. PD kallëzoi deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi po ashtu dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal. Në kallëzim thuhet se këta demokratë kanë pasur funksione në parti, dhe e dinë shumë mirë se si funksionon rregullorja e statutit. Sipas PD-së, këta persona e kanë kryer këtë vepër penale për të realizuar qëllimet e tyre, duke qenë në dijeni të pasojave ligjore që do të kenë.

“Këta janë persona që kanë patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore”, thuhet në kallëzim.

Pasi PD-ja kallëzoi në SPAK mbështetësit e ish-kryeministrit për falsifikimin e vulës dhe formularëve, menjëherë erdhi një reagim nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Lexo edhe :   Alibeaj i përgjigjet Berishës, publikon videon që e fundos (VIDEO)

Në reagim thuhet se akte të tilla nga ana e kreut demokrat, Lulzim Bashës, tregojnë qartë se lidershipi ka prekur fundin moral dhe politik. Sipas Komisionit, marrëveshjet e fshehta mes Bashës dhe Ramës me vula dhe brava është i pashpresë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...