E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Berisha-Meta, dy makthet e Ramës”, Maliqi paralajmëron fundin e kryeministrit

Lefter Maliqi, i cili nuk arriti të siguronte dot mandatin e deputetit në Berat nën logon e LSI-së, ka paralajmëruar se fundi i Ramës do të jetë i shpejtë. Maliqi shprehet se Rama e ka luftën personale me Metën e Berishën, ndaj është vënë në lëvizje.

Ai argumenton se Rama i panikosur, është detyruar që të lobojë për Berishën e ta shpallë ‘non grata’ dhe të shkarkojë Metën. Po sipas tij, kjo taktikë është një flluskë sapuni para fundit që e pret.

Dje Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, ka zhvilluar mbledhjen e tij të fundit, ku ka miratuar në mënyrë unanime raportin përfundimtar për gjetjet e shkeljeve kushtetuese të kryera nga presidenti.

Nga ana tjetër, DASH i dha një goditje të fortë ish-kryeministrit Berisha, duke e shpallur të padëshiruar për shkak të korrupsionit, por ky i fundit vendosi të sfidojë Blinken, duke paralajmëruar një padi në Francë për shpifje.

Statusi

– Berisha-Meta dy makthet e Edramës –

Vizionet pa veprim mbeten endrra, ndersa veprimet pa vizion kthehen ne makthe…. Berisha e Meta dy makthet e Edrames e vertetojne plotesisht kete shprehje japoneze. Edrama, Edmakthi, sheh vizione, diten per diell. Lufta personale e tij me Meten e Berishen dhe paniku e frika ndaj tyre, e detyroi te loboje per Berishen non grada dhe te luftoje Meten per ta shkarkuar me çdo kusht. Te dy keto hakmarrje primitive jane fllucka sapuni para fundit dhe ferrit qe e pret Ramen.

Me çdo frymemarrje te tij perpiqet te largoje venendjen nga masakra elektorale e 25 prillit,blerjet masive te votave, manipulimet ,presionet me banda ,oligark e me mbeshtetje te policise dhe drejtesise, vegla ne duart e Edmakthit. As baba taku ,dhe as komisioni hetimor sjane me deputet por jane perdorues dhe limone te shtrydhur te Edmakthit. Institucioni i presidentit eshte kalaja e fundit e pa kapur nga Diktatori i Surrelit por vizionet dihet jane te shkurtra; ato avullojne si rete ne diell; shpejt makthet e Edrames do perseriten te gjitha duke iu rezervuar fundi nga populli,studentet me reagim ose nga Zoti. Fundi i tij do jete si fundi i maktheve, njerezit do kuptojne se e verteta eshte e vetmja rruge, kurse Edrama do kuptoje se fundi do i vije pikerisht prej se vertetes; asaj qe ai i trembet me shume se asgje.

Lexo edhe :   Llampa e Aladinit s’mund ta shndërrojë sondukun e Palokës në arkën e Noes
Lexo edhe :   Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...