E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Berisha-Kryemadhi nuk tërhiqen nga skenarët rusë, policia përgatitet për akte dhune

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se nuk janë tërhequr nga skenarët rusë për të destabilizuar vendin. Të shtunën opozita do të zhvillojë protestën e 6 kombëtare kundër qeverisë para Kryeministrisë, ku për disa nga demokratët shihet si vendimtare.

Por gazeta ka mësuar se presionet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë rritur ndjeshëm si nga ana e ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe nga njerëzit e tij në bazë, por edhe LSI. Sipas informacioneve, Berisha dhe njerëzit e tij, kanë kërkuar nga Basha që në këtë protestë duhet me patjetër të ketë kaos, ndërsa i kanë vënë si kusht rrëzimin e Ramës. Në protestën e 11 majit, Kryeministria dhe Parlamenti u përfshinë nga flakët, si pasojë e sulmeve me bomba molotov.

Mirëpo, mësohet se Berisha nuk ka mbetur i kënaqur nga kjo protestë. Dhe për këtë arsye ka kërkuar që të aplikohen skenarët rusë, me qëllim çuarjen e vendit në zgrip. Ndërkohë, gazeta ka mësuar se në të njëjtën linjë me Berishën është rreshtuar edhe Kryemadhi, e cila mbështet gjithashtu protestat e dhunshme, sikundër janë ato me skenarë rusë. Janë dy arsye, të cilat kanë irrituar tej mase ish-kryeministrin dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim. E para ka të bëjë me faktin se opozita ka protestuar disa herë, por pa prodhuar rezultat, sikundër është rrëzimi i qeverisë. Ndërsa e dyta ka të bëjë me ndryshimin e kursit nga ana e Bashës, i cili nuk është dakord me kërkesat e Berishës dhe Kryemadhit për të shkaktuar dhunë gjatë protestave. Madje, këtë gjë kryedemokrati e pohoi edhe dy ditë më parë gjatë një prononcimi për mediat, teksa ndodhej në Londër, kur theksoi se ai është kundër dhunës në protesta dhe se i dënon ato. Por këto, kanë alarmuar tej mase Berishën, i cili është hedhur në sulm, duke mobilizuar njerëzit e tij në bazë dhe i porositur që të shtunë të shkaktojnë dhunë gjatë protestës, pasi sipas tij, ky tubim shihet si i fundit për të. Kjo për faktin se në qershor nis fushata zgjedhore dhe zhvillimi i protestave të opozitës në të njëjtën kohë me fushatën mund të çojë në një përplasje mes militantëve të PD-LSI dhe atyre të mazhorancës.

Lexo edhe :   Basha ngre alarmin: Babai i një gazetari priti 6 ditë për të bërë tamponin
Lexo edhe :   “Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Opozita proteston në të njëjtën kohë me serbët

Interesant është fakti se paralelisht me protestën e opozitës shqiptare, do protestohet edhe në Beograd nga ana e opozitës serbe. Madje, sipas informacioneve mësohet se edhe protesta e opozitës serbe jo vetëm që do të zhvillohet në të njëjtën ditë me atë të opozitës shqiptare, por edhe në të njëjtën orë, sikundër është ora 19:00 e mbrëmjes. Kjo tregon qartë se ka një koordinim mes dy opozitave, të cilat mbështeten fuqishëm nga Moska. Pra, në kushtet kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dhënë alarmin se Rusia po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan, Moska ka hedhur sytë nga protestat e opozitës, të cilat i shfrytëzon për të shkaktuar destabilitet në rajon, me qëllimi që të forcojë pozitën e saj në këto vende.

Policia përgatitet për skenarë dhune

Protesta e opozitës ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit. Kjo e fundit ka hartuar edhe një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe izolimin e elementëve kriminalë, që pritet të shkaktojnë dhunë gjatë këtij tubimi. Sipas informacioneve, në gatishmëri gjatë protestës pritet të angazhohen më shumë forca policie se herët e tjera. Mësohet se perimetri i sheshit përreth Kryeministrisë, por edhe Parlamentit do rrethohet me kordon hekuri, ndërsa pjesa e pedonales do të bllokohet me kordon me skela, me qëllim bllokimin e militantëve të opozitës, në mënyrë që të mos tentojnë të mësyjnë brenda godinave qeveritare. Po ashtu, sipas informacioneve policia pritet që t’i veshë dyert e Kryeministrisë me llamarinë, në mënyrë që protestuesit e dhunshëm ta kenë më të vështirë për të hyrë brenda godinës. /Gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ja pse Greqia ruan prej 80 vitesh Ligjin e Luftës me Shqipërinë 

Çdo 28 tetor, Greqia kremton festën e saj më të rëndësishme kombëtare: Jo-në ndaj ultimatumit të Benito Musolinit për të kapitulluar, dhe luftën kundër...

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...