E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Berisha kërcënon se do të nisë lëvizjet, për të rimarrë drejtimin e partisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti dje një komunikim LIVE, teksa deklaroi se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Sipas Bashës, ky vendim do të jetë në fuqi deri sa të merret një vendim nga gjykata në Paris, ku Berisha ka paditur sekretarin Antony Blinken. Por Berisha nuk ka qëndruar në heshtje, ndërsa ka reaguar rreth dy orë më vonë.

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në dy studio televizive, ndërsa u shpreh se përjashtimi është vendim personal i Bashës dhe i asnjë forumi të partisë. “Basha për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul, sepse është vendimi i tij dhe i asnjë forumi të PD-së. Por nuk është ky thelbi, por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Ka humbur e tërë shoqëria shqiptare, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave opozita”, deklaroi ai.

Ai tha se do bëjë gjithçka për të vendosur sovranitetin e PD-së. “Do krijoj aleancë dhe bashkëpunoj me çdo qytetarë në Shqipëri, që beson se në vend duhet të ketë opozitë sovrane”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të krijojë parti të re, Sali Berisha ripërsëriti se do të bëjë gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë. “Me veprimin e tij, Basha shkelmoi parimet themelore, PD-në e kanë themeluar zotërinj, studente intelektual, në kulmin e izolimit dhe rrethimit, kanë vendosur parimin e të drejtave njerëzore, sot Lulzim Basha nën presionin të lobimit korruptiv, Rama-Soros, shpall vendim të paligjshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Tani unë besoj se këto që të thashë, një gjë të siguroj së Sali Berisha do bëj gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë, që Lulzim Basha do të jepte 5 herë dorëheqjen para se të shkelmonte”, tha ai.

Lexo edhe :   Dështimin e "Lëvizjes Berisha", nuk e ndal dot as Sali Berisha
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...