Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Berisha kërcënon se do marrë PD-në me dhunë, paralajmëron protesta

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha kërcënon se do marrë PD-në me dhunë, paralajmëron protesta

Plani i Berishës është për të marrë me dhunë selinë e PD-së. Ish-kryeministri Sali Berisha duket i vendosur për të “pushtuar” selinë e Partisë Demokratike. Dje ai ka paralajmëruar se do të shkojë në selinë e Partisë Demokratike, dhe se nuk ka Zot që e ndal atë. Teksa ishte duke folur në studion e emisionit “Opinion” në “Tv Klan”, ish-kreu i PD-së theksoi se pas referendumit të kësaj të shtunë ku do të votohet nga anëtarësia e PD-së shkarkimi i Bashën si kreu i Partisë Demokratike, ai dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së do të shkojnë në selinë blu, pasi sipas tij, vendi i tyre është atje.

Blendi Fevziu: Pas referendumit po themi?

Sali Berisha: Pa diskutim do shkojmë.

Blendi Fevziu: Do shkoni?

Sali Berisha: As mos e diskuto. Selia është e PD-së nuk është e tyre që organizojnë akte rrugaçërie ndaj dy zonjave siç ndodhi dje. A i keni parë ndonjëherë në oborret e partive politike akte si ato? Lulzim Basha është absolutisht organizatori i tyre.

Berisha paralajmëron protestë më 20 dhjetor

Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar protestën e opozitës në datën 20 dhjetor në Tiranë. Ai ka sqaruar se protesta do të zhvillohet kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe qeverisë së Edi Ramës. “Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. Në datën 20, kombi është në protestë. Merr fund skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore, unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur, se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues”, u shpreh ai.

Berisha: Basha po merret me brava

Berisha ka shpjeguar më me detaje se pse duhet referendumi. “Basha po merret me brava, po merret me organizime të turpshme, të ulëta si ato të djeshmet. Po merren me referendumin në mënyrë që çdo anëtar i PD-së të vijë të votojë në një akt historik për ratifikimin e vendimit të Kuvendit. E vërteta është se edhe ai që zgjidhet me votat e popullit të vet, ai shkarkohet qoftë nga Kongresi, qoftë sipas ligjit të Kushtetutës, sipas nenit 25 nga Ekzekutivi. Por ka një rregull që shkarkimi nuk bëhet me referendumin e atyre që zgjidhen me zgjedhje të përgjithshme. Po pse po e bëjmë ne me referendum? Sepse ne kemi një problem dhe problemi ynë është ky: Në rastin e presidentëve që zgjidhen dhe shkarkohen, hyn në funksion gjykata. Kurse anëtarësia dhe Kuvendi nuk kanë zgjedhur gjykatën. Presidenti kur shkarkohet duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. I shkarkuari që shkarkohet nga Kuvendi me shumicën e caktuar të votave, ose nga Kongresi, ai gëzon të drejtën e Gjykatës Kushtetuese. Edhe partia ka gjykatë, por kjo gjykatë është anulluar nga Kuvendi. Kështu që Kuvendi preferoi për t’i dhënë hapsirën më maksimale dhe ta çojë të ratifikojë vendimin e tij me votë të fshehtë në referendum”.

Ish-kryeministri i shmanget “21 janarit”

Berisha është pyetur edhe për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, ku gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë së drejtuar prej tij, mbetën të vrarë 4 protestues të pafajshëm.

Blendi Fevziu: Basha deklaroi që nuk ju ktheu përgjigje në seli siç i kthyet ju përgjigje Tom Doshit më 21 janar, që do të thotë, nuk vrau njerëz. Di ndonjë gjë zoti Basha për 21 janarin që nuk e dimë ne?

Sali Berisha: Zoti Basha është bërë një me zotin Rama në versionin e 21 janarit.

Blendi Fevziu: Di ndonjë gjë zoti Basha që e dini vetëm ju dhe zoti Basha?

Sali Berisha: Ka një përcaktim të kryetares së OSBE atë kohë, që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qendruar jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermande dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëvizur nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra është gjuajtur me plumba dhe gurë, ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha, unë nuk e di.

Blendi Fevziu: Ka qenë Ministër i Brendshëm dhe kur ai ju akuzon ju, lë të kuptohet që ju keni përgjegjësi për vrasjen. Ai o di diçka, o është çmendur, një nga të dyja është.

Sali Berisha: Ministri i Brendshëm është bërë tani skllav i Edi Ramës dhe tregon narrativen e tij.

Blendi Fevziu: Ka ndonjë gjë që ne nuk e dimë për 21 janarin?

Sali Berisha: Për 21 janarin gjithçka kam ditur unë, e kam thënë, e them dhe nuk kam asgjë.

Tags: bashaBerishaPDprotesta

TË LIDHURA

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

13:19 | 11/04/2026
“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë
Aktualitet

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit
Aktualitet

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Next Post
Basha: Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës!

Basha: Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës!

I ngatërruan foton me të autorit, nga Anglia zbulon se ishte ‘vrasës’

I ngatërruan foton me të autorit, nga Anglia zbulon se ishte 'vrasës'

Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Pse Berisha filloi të mbrohet për 21 janarin?







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

by mirseda
13:19 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën...

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com