E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Berisha kërcënon me shkarkim kreun demokrat

Kryedemokrati Basha e bëri të qartë në një deklaratë për mediat, se nuk ka asnjë forum që kthen pas vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha.

Në kundërpërgjigje, Berisha shkruante në rrjetet sociale se Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet në përputhje me statutin e Partisë Demokratike, dhe sipas tij, askush nuk mund ta pengojë atë.

Ndër të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se Kuvendi duhet të mblidhet edhe për të shpëtuar Partinë Demokratike nga lideri aktual që e drejton atë. Vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD, bëri që Berisha të sulmojë ashpër Lulzim Bashën duke e cilësuar një lider të pabesë dhe të paaftë për ta çuar partinë në fitore.

Berisha, dy ditë më parë nga një takim që pati me demokratët e qarkut të Fierit, kërcënoi liderin demokrat Lulzim Basha, se do ta shkarkojë nga posti i kryetarit, duke thënë se Basha duhet të lërë mandatin dhe të ikë andej nga erdhi.

Ai e cilësoi Bashën si liderin që i ka bërë më shumë dëm një partie se askush tjetër, ndërsa theksoi se pabesia dhe mungesa e parimeve morale të Bashës, po dëmtojnë PD.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...