E diel, 13 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Berisha: Infeksionet janë rritur 40 herë, Rama vjedh nga mëngjesi në darkë

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se shifrat e infeksioneve janë rritur 40 herë në krahasim me periudhën e parë të pandemisë.

Ai tha se këto janë shifra zyrtare, pasi në realitet mund të jenë më të larta.

Sipas Berishës, nëse ai do ishte kryeministër, do i kishte mbyllur shkollat pasi ato janë bomba biologjike bashkë me spitalet.

“Në këtë situatë unë do i mbyllja shkollat menjëherë. Sot janë me qindra fëmijë, që kanë në familje të sëmurë me Covid, por që nuk kanë bërë testin, që nuk ua bëjnë testin, që shkojnë në shkollë dhe përhapin Covid-in.

Vetëm në 15 përqind të shkollave ekzistojnë kushtet e duhura higjienike. Sot shkollat dhe spitalet janë problemet më kryesore. Kujt t’ia thuash, një xhahili që vetëm mashtron dhe vjedh nga mëngjesi deri në darkë.

Rama po të bëjë 5 mijë testime në ditë, do të dalë që epidemia gëlon në çdo qoshe. Shkalla e infeksionit do jetë 60-70 herë më e lartë,” tha Berisha në ‘Çim Peka Live’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...