E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Berisha i rikthehet 21 janarit: Protestuesit qëlluan zyrën time me plumba

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer edhe një herë 21 janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Ai tha se protestuesit kanë qëlluar me plumba drejt zyrës së tij, ndërsa shtoi se ansjë prej viktimave nuk u qëllua në pragun e shtëpisë së tij, megjithëse do të ishte e mirë që të mos qëllohej.

Berisha u shpreh në Tempora se i qëndron fjalëve që ka thënë në konferëncën e 21 janarit 2011.

Sali Berisha: Çdo fjalë që kam thënë në atë konferencë shtypi, i qëndroj se nëse është qëlluar me plumba nga protestuesit, dëshmi janë xhamat e mi të zyrës që janë shpuar nga plumbi dhe ato ruhen edhe sot.

Është e vërtetë që kam deklaruar se janë qëlluar nga afër, por ky ishte informacioni që vinte nga spitali ushtarak. Këto dokumente zyrtare u ndryshuan dhe u tha se nuk u qëllua nga afër. Unë nuk heshta as tre orë dhe kam dalë në konferencë shtypi dhe kam deklaruar ngushëllime familjes dhe hetim për ngjarjen.

Askush prej tyre nuk u qëllua në pragun e shtëpisë së tyre, por sepse ndoqën një axhendë ndërkombëtarisht të pranuar nga OSBE. Gjëja më ë mirë ishte të mos qëllohej.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...