E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Berisha i ka humbur të gjitha betejat”, Haklaj: 18 dhjetori, sofra e bashkimit

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, e konsideron si sofrën e bashkimit Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në 18 dhjetor. Në kohën kur veterani politik Sali Berisha do të bëjë një përpjekje për të rimarrë kontrollin e demokratëve të shtunën, Haklaj shprehet se Kuvendi i Bashës do të jetë madhështor, ku pritet të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Kuvendi me sloganin “Zgjedhim të ardhmen” do të mbahet këtë të shtunë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Kuvendi pritet të mbahet një javë pas atij të thirrur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”, ku Berisha pretendon se ka shfuqizuar vendimin e Bashës për Kuvend më 18 dhjetor. Berisha ka paralajmëruar referendum në çdo degë të Partisë Demokratike për vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Azgan Haklaj thotë se Berisha nuk do ndalet nga tentativat e tij për të “finalizuar “segregacionin politik me “referendumin” ilegjitim, antistatutor në të njëjtën ditë me Kuvendin Kombëtar të PDSH-së”.

Për të, Berisha i ka humbur të gjitha betejat në strukturat legjitime të zgjedhura me votë të Partisë Demokratike. Basha lëvizi kundër ish-mentorit të tij, pasi SHBA-ja e shpalli Berishën “persona non-grata”, duke përmendur përfshirje në “korrupsion madhor”, “shpërdorim të fondeve publike” dhe ndërhyrje në “procese publike”.

Për ish-kryeministrin Berisha, Kongresi i vërtetë do të mbahet më 18 dhjetor, duke nxjerrë në pah një ndarje të thellë brenda partisë. Por përkundrejt këtij qëndrimi, ish-deputeti i PD-së thotë se në datën 18, është fundi i Berishës!

Ja se çfarë shkruan Haklaj

Kuvendi i PDSH-së me dt 18-të dhjetor është sofra e bashkimit.

Lexo edhe :   “Kishin planifikuar të derdhej gjak”, PD nxjerr emrat (VIDEO)

Ky kuvend madhështor ku pritet të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme asfikson segregacionin politik të PDSH-së të projektuar nga regjenca komunisto- berishiste e 11-të dhjetorit e konstruktuar nga puçi statutor me shpërdorim e falsifikim të stemës, vulës, logos e firmave që u tentua të finalizohej me pushtimin institucional të shtëpisë tonë të përbashkët, selisë qendrore të PDSH-së.

Lexo edhe :   Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt

Pas dështimit me turp në inkursionin për pushtimin e selisë regjenca e fabrikuar nga kryefoltorja e tipit bolshevik në stadiumin kombëtar Air Albania do të përpiqet për të “finalizuar “segregacionin politik me “referendumin” ilegjitim, antistatutor në të njëjtën ditë me kuvendin kombëtar të PDSH-së.

Berisha dhe berishët i kanë humbur të gjitha betejat në strukturat legjitime të zgjedhura me votë të PDSH-së.

Në kryesinë qëndrore, në këshillin kombëtar, në kolegjin e kryetarëve, në numrin e delegatëve firmëtarë dhe së fundmi do të shpartallohen me dt 18-të.

Me dt 18-të Berisha, Napoleoni i Farih Balliut do të shpartallohet si perandori në Vaterlo.

18- të dhjetori është kuvendi i bashkimit të të gjithë demokratëve shqiptarë.

Një parti- një kuvend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...