E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha hedh votën për shkarkimin e Bashës/Paloka: S’marrim asgjë me dhunë!

Ish-kryeministri Sali Berisha votoi sot për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Ai ka hedhur votën e tij të fshehtë në një prej kutive, ndërsa ka përshëndetur edhe me dy gishta.

Sakaq, në një prononcim për mediat, deputeti i PD-së Edi Paloka u shpreh se Kuvendi mori sot vendimet e tij, dhe se të gjithë kanë detyrimin për t’i zbatuar ato.

Pyetjes nëse do të shkojnë për të marrë selinë, Paloka tha se ata nuk marrin asgjë me dhunë. “Nëse selinë e PD-së kanë frikë nga demokratët, ky është fundi. Ne nuk marrim asgjë me dhunë”, u shpreh Paloka.

Më herët delegatët votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve; Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...