E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha futet me dhunë në selinë blu, paralajmëron policinë

Një incident është shkaktuar pas ardhjes së Berishës në selinë e Partisë Demokratike. Një nga militantët e ish-kryeministrit ka goditur me shkelma dyert e zyrave në seli. I riu është filmuar nga mediat, ndërkohë që në godinën e PD-së ndodhet edhe Lulzim Basha, i cili po zhvillon një mbledhje me deputetët dhe strukturat.

Nga selia e Partisë Demokratike, ku shkoi këtë mesditë për të zhvilluar mbledhje me Komisionin e Rithemelimit, Sali Berisha denoncoi se policia ka dhunuar të rinj e të moshuar në protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar, kundër ardhjes së presidentit Aleksandar Vuçiç në Tiranë. Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi policinë, se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune ndaj protestuesve!

“Së pari, nëpërmjet jush dua t’iu përcjell një përshëndetje të përzemërt, të falenderoj me shumë mirënjohje, ata mijëra e mijëra protestues, që mbushën mbrëmë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një akt historik të protestës së dytë, që nga viti 1998, të partive politike për interesin e tyre kombëtar.

Prej 8 vitesh, interesi kombëtar mbeti jetim. Ai u nëpërkëmb, e u tradhtua në mënyrën më flagrante nga Rama dhe me heshtjen u tradhtua pothuajse njësoj nga ish-kreu i opozitës, që me program e statut duhet të mbronte këtë interes, Lulzim Brava. PD e ringritur, rithemeluar, mbi vlerat konservatore, u dëshmoi mbrëmë shqiptarëve dhe botës se interesi kombëtar në këtë vend ka një avokat të fuqishëm në opozitën shqiptare dhe në PD.

Edhe njëherë theksoj, kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por kundër aleancës të Beogradit me vasalët e tij Tiranën e Shkupin, e cila absolutisht nuk mbjell bashkëpunim, por konfliktualitet, ushqen nacionalizmat dhe largon Ballkanin nga Evropa, vendos hegjemoninë serbe në rajon dhe rajonin si zonë të influencës ruse.

Lexo edhe :   Evi Kokalari sulmon Grida Dumën, i publikon foton

Aq më tepër, kjo përbën një rrezik serioz, po të kemi parasysh se dy vende vasale të Beogradit, që janë kyçur në këtë aleancë, janë vende anëtare të NATO-s dhe e kanë bërë këtë akt pa marrë asnjë miratim nga Aleanca Euroatlantike e Veriut. Të gjitha këto përbënin motive madhore, së bashku me përpjekjen për të mbajtur Kosovën në një darë armiqësore të klikave në pushtet Beograd-Shkup-Tiranë, ishin motivi i protestës sonë, protestë që pati jehonë të gjerë botërore.

Lexo edhe :   Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, gazetari përplaset me ish-kryeministrin

Dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonët e makinës. Veçanërisht narkobanditë të komisariatit nr. 2. Jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut, dhe keqtrajnimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo në lëvizjet revolucionare. Mbrëmë gjer në orën 1:00 të natës në qelitë e komisariateve, me urdhër të Ramës, janë mbajtur adoleshentë 15-vjecarë, por edhe burra të moshuar 84-vjecarë”, tha Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...