E premte, 5 Mars, 2021
11 C
Tirana

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë mbetën 4 protestues.

Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, Hoxha ka thënë se këtë çështje duhet ta hetojë SPAK, teksa ka shtuar se ngjarja ka qenë e organizuar.

Ndër të tjera, ai ka thënë se në këtë histori ish-kryeministri Berisha ka fshehur provat, ndërsa për kryeministrin Rama ka thënë se ka zhgënjyer të gjithë protestuesit që morën pjesë në tubim.

Artan Hoxha: “Këtë çështje duhet të jetë SPAK që ta hetojë këtë çështje. Është kërkuar të mos jenë të njëjtë prokurorë sepse ka dyshime se kanë sabotuar hetimet. Janë të gjitha elementët që çështja të hetohet drejtë. Qëllimisht nuk janë pyetur njerëzit e duhur, kam arritur të shoh një pjesë të dosjes, dhe kam vënë re se është shumë qesharake. Si është e mundur që kanë qëlluar njëkohësisht?   Si u rakorduan këta, kush e dha urdhrin? Kjo histori ka urdhërues, organizator dhe zbatues. Kush ka hyrë në kryeministri të fshijë serverin, të gjithë këto elementë duhet të hetohen një nga një. Nuk mund të mbyllet dosja me përbetimet që bën Rama dhe fshehjen e provave që ka bërë Berisha. Kush i ka bërë vrasjet?

Dy netë prisja me ankth ekspertizën e armëve të gardës dhe në momentin që ka dalë, unë jam çliruar se mendoja se edhe këtë mund ta fshihnin. Pjesa që bëri Berisha është e pashoqë. Por historia e Berishës iku, ndërkohë Edi Ramën sot nuk e justifikon më asgjë. Moralisht ky ka zhgënjyer të gjithë ata që i nxori në protestë në 21 janar. Jemi 10 vjet pas dhe sot nuk ka drejtësi. Ka ndihmuar familjarët dhe shumë mirë ka bërë, por nuk është thënë se kush i ka vrarë. Kush është përgjegjësi për këta dëshmorë të atdheut. Këta kanë nevojë sot për drejtësi dhe Rama këtë gjë nuk e ka bërë. Ka pasur instrumente, po i ka pasur, ka pasur në dorë Policinë e Shtetit.

Nuk është normale që çdo vit në 21 janar shohim të njëjtin ritual. Në çdo ngjarje ku përfshihet politika nuk kemi zbardhje. Ky është një krim i pastër shtetëror, kjo është një ngjarje ku të gjithë i kanë futur duart dhe të gjithë kanë pasur qëllim të përfitojnë.Vrasjet në 21 janar nuk i ka bërë Policia e Shtetit , por i kanë bërë drejtuesit e lartë të gardës së Republikës. Edi Rama e ka konsumuar kohën për të dhënë drejtësi. Justifikimi se ishin prokurorët e Saliut, nuk pi më ujë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...