E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

Bëri tatuazh Berishën dhe Marina Vjollcën, kush është taksisti që tentoi të vetëdigjej sot

Policia arriti të parandalojë ditën e sotme një ngjarje të rëndë, teksa një 39-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës duke tentuar të vetëdigjej.

Shtetasi Uljan Kolgjegja, me profesion taksist tentoi të vetëdigjej përpara kryeministrisë, pasi kishte dy ditë pa punë. Në momentin që ai është ndaluar nga policia, ai mbante një shishe me benzinë në dorë.

Bëhet me dije se policia rrugore i kishte hequr atij lejen e drejtimit dhe kështu ai nuk mund të ushtronte profesionin e tij si taksist.

Ndaj, Kolgjegja në kushte të rënduara psikologjike tentoi t’i jepte fund jetës. Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë në kohë dhe e kanë shoqëruar atë në komisariat, ku ka deklaruar se pse vendosi të ndërmarrë këtë akt të frikshëm.

Uljan Kolgjegja nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai është bërë i njohur fillimisht, pasi bëri tatuazh në gjoks ish-kryeministrin, Sali Berisha. Por pak më vonë duket se 39-vjeçari u pendua dhe e mbuloi atë me një tatuazh tjetër.

Taksisti i njohur ka bërë tatuazh në krah edhe moderatoren, Marina Vjollca, e cila më pas publikoi edhe një foto me të.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...