Gjykata e Beratit ka lënë në burg 49-vjeçarin Aliosha Emini, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare, si dhe ka tentuar të trafikojë motrën e saj 19 vjeçe.
Gjykata vendosi të japë masën “arrest me burg” për Eminin, i cili sipas policisë njihet se person me të meta mendore.
49-vjeçari u denoncua nga dy vajzat, teksa 13-vjeçarja deklaroi në polici se ishte abuzuar seksualisht nga Emini, ndërsa e motra se kishte tentuar ta trafikonte jashtë vendi me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Nëna e vajzave deklaroi në një prononcim për “BalkanËeb” se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit, por ai lihej i lirë:
“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13-vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, ka thënë nëna e vajzës.