E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Berat/ Vrau qiramarrësin, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Beratit ka zbardhur në kohë rekord një ngjarje të rëndë, duke vënë në pranga autorin. Një 44-vjeçar është arrestuar, pasi ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta qiramarrësin e objektit.

Pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit, kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Vangjel Polovina.

Mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin Ajet Guneli., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte.

Autori i krimit i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit, dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të. Ai pretendonte se qiramarrësi e shante dhe e ofendonte çdo ditë.

Njoftimi

Berat

Policia e Beratit kap dhe arreston në kohë rekord autorin e vrasjes së 41-vjeçarit.

Vrau me armë zjarri për motive të dobëta qiramarrësin e objektit, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin V. P., 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Lexo edhe :   U kap me armë pranë selisë së PS, prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Lexo edhe :   U kap me armë pranë selisë së PS, prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë. Shtetasi V. P. i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe e ofendonte përditë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...