Futboll

Berat Gjimshiti pranë gjigantit turk, e konfirmon presidenti

               Publikuar në : 22:20 - 12/01/19 Enno

Berat Gjimshiti e sheh veten gjithmonë e më larg Atalantës, megjithëse te zikaltërit e Bergamos ka arritur të kthehet në një lojtar të rëndësishëm, duke marrë edhe minuta në kampionat, madje edhe duke gjetur rrugën e golit. Paraqitjet e tij me fanellën e Atalantës, i kanë rënë në sy disa klubeve, e megjithatë është Besiktasi, klubi i cili ka shfaqur interes për mbrojtësin shqiptar.

Lajmi që u publikua në media pak ditë më parë për një interesim të Besiktasit, tashmë është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i klubit turk, Fikret Orman i cili u ka premtuar tifozëve se do t’iu sjellë një mbrojtës.

‘BeIN Sports’ ka bërë të ditur se mbrojtësi të cilin presidenti i Besiktasit ka menduar për skuadrën e tij, është pikërisht Berat Gjimshiti për të cilin tashmë është bërë edhe një ofertë zyrtare te Atalanta. Për shkak të problemeve financiare, pak ditë më parë u largua një mbrojtës si Pepe dhe vendin e tij në skuadër, duket se do ta zërë mbrojtësi shqiptar.

Kthehu