E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Berat Buzhala largohet nga T7 dhe gazeta Express

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, është tërhequr nga drejtimi i dy mediave. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai informon ndjekësit e tij se është larguar nga të gjitha pozitat në televizionin T7 dhe gazetën Express.

Buzhala tregon se vendosën që gazetën ta sheshin, mirëpo ai ka vendosur që të tërhiqet nga drejtimi i saj. Duke u kthyer pas në kohë, ai thotë se prej vitit 2014, çdo gjë është ndryshe. Dikur gazeta Express kishte vetëm 10 punëtorë, e ndërsa sot ka rreth 150. Gazetari nuk i merr meritat vetë, por thotë se kjo është në sajë të kontributit të gjithsecilit punëtor.

Ja se çfarë shkruan Berat Buzhala

Njoftim:

Pas nje angazhimi shume te gjate, pas nje pune shume te lodhshme, une te premten kam vendosur qe te largohem nga te gjitha pozitat ne Express dhe T7.

Prej vitit 2014, kur Gazeta Express i kishte vetem 10 punetore, sot i ka rreth 150. Nuk eshte kjo vec merite e imja, por eshte kontribut i secilit punetor tjeter.

Gazeta Express ka qene dhe eshte ëebsajti me i lexuar ne gjuhen shqipe, kurse T7 nje televizion ne rritje e siper.

Para disa kohesh kemi vendosur qe ta shesim, kurse une kam vendosur qe te terhiqem. Ta rimendoj rolin tim ne shoqeri. Une jam i bindur qe nen drejtimin e Leonard Kerqukit cdo gje do te vazhdoje ne menyren e njejte, e sigurisht edhe me mire.

Per gjithe kete rrugetim deshiroj ta falenderoj Bujar Musen, @Akan Ismailin, me te cilet kemi qene partner per nje kohe te gjate. Deshiroj ta falenderoj Lleon, Arben Hysenin dhe Vjollca Musen. Deshiroj ta falenderoj cdo njerin qe ishte bashke me mua ne kete sukses. Deshiroj t’i falenderoj edhe pronaret e rinj qe besuan ne kete projekt.

Lexo edhe :   "Tërmet në Ballkan"/Bashkimi Shqipëri-Kosovë, alarmohet Rumania
Lexo edhe :   Krimi shqipfolës dhe drejtësia shqipfolëse

Shume shpejt, pas nje pushimi, do te tregoj se cka hamamin e kam ndermend me punu .

Deri atehere m’keni ne Facebook, me qasjen e njejte, me politiken e njejte editoriale.

Nje gje e di sigurt, qe tash e tutje nuk jam i interesuar qe te punoj si menaxher, e as si drejtor.

Ju dua te gjitheve .

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...