E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Beograd dhe Prishtinë:A do të ndodhë vërtet një shkëmbim territorial?

Nga Peter Iskenderov ”Modern Diplomacy”

Albin Kurti, udhëheqësi i  lëvizjes radikale Vetëvendosje, që e ka rifituar postin e kryeministrit të Kosovës, e hodhi kategorikisht poshtë idenë e çdo shkëmbimi lloj territorial me Serbinë, të propozuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet Ndërkombëtare Josep Borrell.

“Unë nuk mendoj se duhet të japim diçka…Ky është një presion nga Serbia. Ata duan që ne të dorëzohemi”- tha Kurti. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, loboi në mënyrë aktive mbi idenë e një shkëmbimi territorial, madje edhe më shumë se sa të tjerët.

Në gushtin e vitit 2018, ai dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç arritën një marrëveshje paraprake për këtë çështje, kur u takuan në kuadër të Forumit Evropian në Alpbah të Austrisë. Thaçi dhe Vuçiç shprehën hapur qëllimin e tyre për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe e ftuan BE-në të ishte ndërmjetëse dhe garante e saj.

Marrëveshja e planifikuar, supozohej të nënshkruhej në Bruksel në shtator të 2018-ës, me pjesëmarrjen e liderëve kryesore të BE-së. Por i gjithë procesi hasi menjëherë në një pengesë, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth caktimit të kufirit, dhe protestave të forta të opozitës në Beograd dhe Prishtinë.

Sipas planit, të hartuar nga Hashim Thaçi, çështjet e caktimit të kufijve duhej të diskutoheshin si një “paketë”, dhe të siguronin një shkëmbim kompleks të territoreve, duke përfshirë të dy komunitetet e Kosovës së Veriut të populluar nga Serbia, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok (afro 1/5 e territorit të Kosovës), dhe komunitetet jugore serbe të Bujanocit, Preshevës dhe mundësisht edhe Medvegjës, kufi me Kosovën, dhe të populluara kryesisht nga shqiptarë etnikë.

Udhëheqësi kosovar argumentoi se një shkëmbim territorial, përmes të cilit rajonet me shumicë shqiptare do t’i bashkoheshin Kosovës, dhe ato me një popullsi kryesisht serbe do t’i kalonin Serbisë, do të ndihmonin në lehtësimin e tensioneve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas regjistrimit të fundit në Serbi, rreth 90.000 shqiptarë jetojnë në territorin e 3 komunave në jug të Serbisë:në Preshevë, 89 për qind e popullsisë është shqiptarë dhe 9 vetëm për qind serbë; në Bujanoc, 55 për qind janë shqiptarë dhe vetëm 34 për qind janë serbë; në Medvegjë, 26 për qind janë shqiptarë dhe 67 për qind janë serbë.

Ndërsa presidenti serb Vuçiç bie në parim dakord për ndarjen e Kosovës dhe rikthimin e kontrollit të Beogradit mbi rajonet veriore të krahinës, ai është ende kundër idesë lëshimit të pjesës jugore të vendit. Mbi këtë çështje, nuk ka unitet as jashtë Ballkanit.

Lexo edhe :   Lobimi për njohjen e Kosovës/ Vuçiç reagon pas deklaratës së Erdogan

Gjermania dhe Franca, e hodhën në fillim poshtë idenë e shkëmbimeve territoriale, duke argumentuar se kjo gjë mund të rindezë tensionet në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën. “Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është tashmë një fakt i vështirë, dhe nuk mund të ndryshohet”- deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

Austria ka qenë një mbështetëse e fortë e ndarjes së Kosovës si një mjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. “Nëse Serbia dhe Kosova bien dakord për një korrigjim kufiri, marrëveshja do të ketë mbështetjen tonë”- ka deklaruar kancelari austriak Sebastian Kurz.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johanes Han e favorizoi marrëveshjen e ardhshme. Ai u kërkoi kolegëve të tij të BE, të mos e pengonin marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, edhe nëse ajo përfshinte ndryshimin e kufijve.

Lexo edhe :   Lobimi për njohjen e Kosovës/ Vuçiç reagon pas deklaratës së Erdogan

“Nëse arrihet një marrëveshje e tillë, do të jetë një çështje e vetme dhe nuk duhet të përdoret si shembull për zgjidhjen e problemeve të tjera”- deklaroi Han në fund të gushtit të vitit 2018. Edhe administrata amerikane e mbështeti marrëveshjen e ardhshme. Këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit Trump, Xhon Bolton tha se “politika e SHBA, është që nëse të dyja palët mund ta zgjidhin atë mes tyre dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë edhe rregullimet territoriale”.

Megjithatë, marrëveshja për shkëmbimin e territoreve, e hartuar në vitin 2018 nuk u realizua kurrë. Përgjegjësia për këtë dështim, është e forcave nacionaliste radikale si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, të cilët nuk janë të interesuara për ndonjë zgjidhje kompromisi, që nuk është në funksion të qëllimeve të tyre politike.

Ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç është ende në pushtet në Serbi dhe nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij, Vjosa Osmani, që e zëvendësoi Hashim Thaçin si president i Kosovës, është më pak e prirur të pranojë çdo lloj kompromisi me Beogradin.

Kjo situatë po shton dhimbjet e kokës për BE-në dhe SHBA-në. Ekipi de fakto i politikës së jashtme që kishte dikur Barak Obama, dhe që është tanimë sërish në pushtet në Uashington, është i etur që ta forcojë pozicionin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan, përmes një aktiviteti dhe presioni më aktiv ushtarak dhe politik.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë 2 mundësi për të zgjedhur, ose të shtojnë presionin ndaj Serbisë, në mënyrë që ta detyrojnë atë të njohë Kosovën pa ndonjë shkëmbim territorial (skenari që i pëlqen më shumë administratës Bajden), ose të bindin udhëheqësit kosovarë të pranojnë kompromise territoriale (skenari më i preferuar nga BE).

burimi: https://moderndiplomacy.eu/2021/05/16/belgrade-and-pristina-will-a-territorial-exchange-really-happen/

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kërkoi ”arrest shtëpie” në Slloveni, Gjykata rrëzon kërkesën e Hashim Thaçit

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Gjyqtari...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...