Tre të rinj shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane pasi akuzohen se janë përgjegjës për të paktën 18 grabitje në një muaj. Gjatë muajit gusht ata kishin bënë namin nëpër shtëpitë në Castelvetro, Villanova, Caorso, Monticelli, Cortemaggiore dhe San Pietro Cerro, raporton veronasera.it.
Tre të rinjtë të moshës 22, 25 dhe 23-vjeç kishin qenë me dosje të hapura penale vjetësh. Ndaj 22 vjeçarit autoritete italiane kanë dhënë masën e sigurisë arrest me burg të lëshuar nga Prokurori i Republikës së Veronës.
Dy të arrestuarit e tjerë kanë marrë një urdhër dëbimi dhe për 5 vjet nuk u lejohet të hyjnë në Itali./TIRANA TODAY/