E enjte, 17 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

“Bën viktimën”/ Nano: Zviceranët janë të marrë nëse i japin azil Agron Tufës

Gazetari Mustafa Nano ka komentuar deklaratat e Agron Tufës, i cili ka kërkuar azil në Zvicër për shkak të kërcënimeve që ka marrë.

Nano i ka kushtuar atij një monolog në emisionin e tij “Provokacja” në Abc News. Pretendimet e Tufës për kërcënim me jetë, gazetari i cilëson si gjepura. Nano shton se kërkesa e tij për azil në Zvicër është qesharake.

“Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse është kërcënuar nga ish- sigurimi i shtetit dhe nga komunistët që sot janë në pushtet. Kjo është një gjepur. Siç është gjepur edhe pretendimi se Haxhi Baxhinozi ish i përndjekur është vrarë nga po ata njerëz që e burgosën nga ish- sigurimsat dhe enveristë. E theksoj është një gjepur. Në Shqipëri ka enveristë, edhe në Parlament gjithashtu. Spartak Braho është një enverist gjë që duket edhe nga shprehje të tipit “edhe në vrimë të miut do të gjejmë dhe do të çojmë para gjyqit”. Të dalë sot një si Spartak Braho të përbuzë Mid’hat Frashërin kjo është të marrësh malet. Komunistë ka, por nuk kanë asnjë pushtet real edhe kur janë deputetë apo zyrtarë, këta kanë çelësat e kashtës. Ideja se në Shqipërinë e vitit 2020 komunistët në pushtet po vijojnë të përndjekin ish të përndjekurit është një narrativë idiotike që duhet të na bëjë për të qeshur. Madje edhe kërkesa e Tufës për azil duhet të na bëjë për të qeshur”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Nano thotë se edhe kandidati i partisë Brexit ka marrë kërcënime por kërkoi mbrojtjen e policisë dhe nuk bëri viktimën.

Lexo edhe :   Italia ''shkërmoq'' Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ''Euro 2020''

“Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin te drejtën e azilit politik”, përfundon Nano.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 17 qershor 2021

La Gazzetta dello Sport: Je e bukur! / Italia show Gatuzo-Fiorentina, ndarja që tani gati Corriere dello Sport: Gëzimi i çmendur Ronaldo, një stuhi në...

Fati politik i opozitës, ndarja e Bashës nga Berisha

Zgjedhja e Lulzim Bashës për të tretën herë, kryetar i PD, partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, shtron pyetjen: A do të...

VIDEO/”I bëj thirrje Ramës të na ndihmojë”, dikur kur vrasësi me pagesë ankohej

Enver Diva është një nga të arrestuarit për ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, por nuk kreu vrasjen pasi u infektua me...

Një vit hetime/12 të arrestuar, 6 në kërkim për shpërndarje droge në Tiranë

12 persona janë arrestuar dhe 6 janë shpallur në kërkim, pasi kanë qenë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Pas...

Arrestohen dy vrasësit me pagesë për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia

Dy persona janë vënë në pranga për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje kjo e ndodhur në 27 prill të 2020 në...