Belgjikë / Pranga “Il Dottore”-s, shqiptari kërkohej që nga vitit 2004

Fshihej në Bruksel me mbiemër tjetër, por ka rënë në pranga i shumëkërkuari shqiptar në Itali.

Mediat fqinje bënë të ditur sot se, një 56-vjeçar shqiptar, i konsideruar si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, është ekstraduar në Itali. Ilir Meto, i cili prej 17 vitesh ai ishte në kërkim për llogari të autoriteteve italiane, jetonte në Bruksel. Atje kishte marrë identitetin e ri, Ilir Isufi. Ndaj tij kishte dy urdhër-arreste ndërkombëtare nga gjykatat italiane dhe ishte shpallur në kërkim që në vitin 2004, për të vuajtur 14 vite burg. Ndërsa në vitin 2015 është dhënë një tjetër dënim në mungesë prej 15 vitesh. 56-vjeçarit, me nofkën “Il Dottore”, i kanë ngelur për të shlyer edhe 26 vite burgim.

Sipas mediave italiane mësohet se, ka qenë një sinjalizim i Anti-Mafias italiane të qytetit të Leçes për homologët belgë që njoftuan se shqiptari i kërkuar prej 17 vitesh strehohej në Bruksel. Autoritetet vendase organizuan aksionin duke prangosur shqiptarin. Ilir Meto mësohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e kanabisit, kokainës dhe heroinës, madje emri i tij rezulton edhe në rrjetin e trafikut të armëve. Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se, banda italo-shqiptare ku ai bën pjesë akuzohet se kishte lidhje me një organizatë italo-marokene.

Lecce, arrestato in Belgio il latitante Ilir Meto, detto “Il Dottore”, responsabile di traffico di droga