Befason Vokshi: Viktimat nga Covid nuk janë reale, hartohen në zyrën e Ramës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me viktimat e shkaktuara nga Covid-19 në vendin tonë.

E ftuar në emisionin ”Frpntline” në ”News 24”, Vokshi u shpreh se vdekjet e pandemisë nuk janë reale, e sipas saj, ata hartohen në zyrën e kryeministrit Edi Rama e më pas pasqyrohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Albana Vokshi: ”Qytetarët nuk besojnë më tek qeveria. Jo nxjerr ushtrinë, dil njëherë gratë, më pas gruan, ishin masa absurde. Sepse nuk u ulën rastet apo humbjet e jetëve të qytetarëve. Po t’i referohemi të gjitha masat e ndërmarra nga Edi Rama, nuk them dot Komuniteti i Ekspertëve. Të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që shifrat e publikuara, janë vendosur në zyrën e Edi Ramës e janë publikuar më tej nga Ministria e Shëndetësisë. Ne e kemi thënë që numri i të vdekjes nga COVID-i nuk është ai i publikuar. Ne kemi në dorë denoncime, kemi kërkuar që prokuroria të vij dhe të hetojë. Fakti që sot kemi një tërheqje nga komuniteti të një mjeku të mirënjohur për të mos qenë pjesë. Ai është aset, është treguar dinjitoz dhe profesionist, të një komiteti që ka pasqyruar statistikat që janë hartuar në zyrën e kryeministrit.”

Ndër të tjera, Vokshi e cilësoi si të papërgjegjshme ftesën e kryeministrit Edi Rama, drejtuar shefes Çomo, për të qenë pjesë e skuadrës së PS në zgjedhjet e 25 prillit.