Befason opinionisti kosovar: Skënderbeu nuk ka folur kurrë shqip (Video)

Opinionisti dhe aktivisti nga Kosova, Rron Gjinovci ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pressing”, ku është shprehur se Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu, nuk ka folur kurrë shqip.

Sipas tij, edhe në Kuvendin e Lezhës të mbajtur më 2 mars 1444, princat e mbledhur kanë folur në latinisht ose osmanisht.

Ai u shpreh se Skënderbeu nuk ka folur kurrë shqip për shkak se është rritur gjithë jetën në oborrin e osmanëve.

“Në Kuvendin e Lezhës kanë folur latinisht, osmanisht. Skënderbeu u rrit tërë jetën në oborrin e sulltanit dhe ju mendoni se ai dinte shqip.”, tha ai.