E martë, 3 Gusht, 2021
18.5 C
Tirana

Befason Idrizi: Dorëheqja e Duros? Pikë të dobët kam fanellën e Flamurtarit

Flamurtari është përfshirë në një situatë aspak të këndshme kur na ndajnë dhe pak javë nga fundi i kampionatit dhe ekipi ndodhet mes dy rrugëve, Europës dhe mbijetesës. Duke parë ecurinë e javëve të fundit, Shpëtim Duro, njeriu që e ndërtoi këtë ekip si trajner-menaxher dhe dorëheqjen pasi ekipi nuk po funksiononte më dhe ndoshta ishte zgjidhja më e mirë.

Drejtuesi kryesor i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është kthyer nga Turqia dhe nga Vlora ka folur për zhvillimet e fundit në ekipin vlonjat, ndryshimet në staf dhe objektivin për javët e mbetura të kampionatit. Administratori i klubit vlonjat ka habitur në një farë mënyre, duke thënë se javën e ardhshme do të nisin bisedimet me futbollistët aktualë për rinovimin e kontratave. Si gjithmonë, Idrizi ka theksuar se ajo që ka pikë të dobët te Flamurtari, është fanella e tij:

“Për trajnerin menduam ta zgjidhim brenda llojit. Ia kemi besuar drejtimin e Flamurtarit për javët e mbetura të kampionatit Ardi Beharit dhe Vasil Rucit. Ata janë prej kohësh në klub dhe e njohin ambientin. Nuk ka ndryshime të tjera në stafin e ish-trajnerit Duro. Janë larguar Duro dhe Beqiri, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e bërë dhe korrektësinë që treguan.

I dinim më mirë hallet e Flamurtarit dhe është një zgjidhje brenda llojit, më e mira për momentin. Më pas do të flasim. Kush është trajner i parë, Behari apo Ruci, më mirë të mos i hyjmë kësaj historie. Kemi një ekip shumë të mirë, që kaloi një periudhë të keqe, një situatë të pakëndshme. Lojtarët e Flamurtarit duhet të tregojnë veten dhe e përsëris se ky është ekipi më korrekt që kam pasur.

Nuk ka bastexhinj, as gëzhoja të vjetra. Nuk ka lojtarë skedinash. Jam i zhgënjyer nga rezultatet, por mendoj se kemi akoma kohë për të dhënë atë që duhet. Nuk fyej askënd, por Flamurtari ka një fanellë, që i ka të gjitha brenda saj. Nuk jemi një ekip i krijuar pas viteve 1990 dhe që kemi fituar tituj në kohën e demokracisë.

Kemi një histori, kemi një qytet, kemi një peshë, kemi një fanellë. Kur them fanellë, i kam thënë të gjitha. Vlora nuk ka pasur kurrë ekip zvarranikësh, as ekip pushtetarësh. Flamurtari ka qenë një ekip vlonjatësh, që në kuptimin klasik kanë bërë atë që duhej të bënin para viteve ‘90. Pikën më të dobët si administrator kam ruajtjen e vlerës së fanellës.

Pjesa më e madhe e lojtarëve do të fillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës. Ekipi është shumë i mirë, nuk duhet të shfryjmë çdo gjë. Do të jemi në kontakt edhe me lojtarë të tjerë, të nivelit më të lartë, për ta rritur standardin e Flamurtarit”, – është shprehur administratori i klubit vlonjate, Sinan Idrizi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...