Kultura

Bebe Rexhe ‘pajton’ Rita Orën me Dua Lipën, vjen bashkëpunimi i bujshëm

               Publikuar në : 08:44 - 30/01/19 S.N

Ditën e djeshme, këngëtarja Bebe Rexha propozoi një bashkëpunim mes shqiptareve më të talentuara e më të famshme në botë. E kjo ftesë duket se ka pajtuar edhe Dua Lipën me Rita Orën, të cilat në evente të mëdha muzikore kanë shmangur njëra-tjetrën.

Por, tashmë duket se akulli mes tyre është thyer, teksa të dyja i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Bebes për bashkëpunim.

Fillimisht ishte Ava Max ajo që pranoi bashkëpunimin, e më pas reagoi Lipa teksa shkroi: “Hajde shqipe”.

Ky reagim i saj është pasuar më pas me përgjigjen pozitive të Rita Orës, e cila ka thënë se ka shumë respekt për të gjitha këto femra, ndërsa Ava Max e ka ripostuar mesazhin me mbishkrimin “New Lady Marmalade”.

E sigurisht, të gjithë mezi e presim këtë bashkëpunim që me siguri do të jetë hiti i shqiptarëve në botë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT