E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

BE: Vettingu proces thelbësor për integrimin, të ndalen sulmet e padrejta

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi është takuar me anëtarët e institucioneve të vettingut.

Gjatë fjalës së tij, Varhelyi tha se BE mbështet fuqimisht këtë proces, i cili është thelbësor për integrimin e Shqipërisë.

”Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. Bashkimi Europian mbështet fuqimisht procesin e vettingut, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë’’, tha Verhelyi.

Ndërkohë, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, tha se sulmet e padrejta ndaj vettingut duhet të ndalen.

Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vetingut me  Komisionerin Oliver Varhelyi.

”Është e rëndësishme që procesi i vettingut  me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen’’, u shpreh Calavera.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...