E mërkurë, 3 Qershor, 2020
23 C
Tirana

BE- Shqipëri, ose dashuri në kohën e koronavirusit

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Me Manastirliun inauguruan COVID-3/ Rama hedh thumbin e radhës: Pyll pa derra nuk ka

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Rama edhe një herë tjetër paralajmëron shqiptarët se virusi nuk ka iku, ndaj në çdo kohë ata duhet...

Mashtroi biznesmenin turk/ Prokuroria kërkon deri në 10 vite burg për Sinan Idrizin

Prokuroria në Turqi ka kërkuar që aksioneri i kompanisë ajrore “Air Albania”, Sinan Idrizi, të dënohet me 3 deri në 10 vite burg për...

Gazetarja nxjerr detaje të rënda: Dy vajza të tjera janë ngacmuar nga roja e shkollës

Duket se përdhunimi i vajzës 15-vjeçare nuk është rasti i vetëm, pasi të njëjtin fat kanë patur edhe dy shoqet e saj. Detaje të...

Meta kthen në Kuvend ligjin ‘Për shërbimet e pagesave’

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për shërbimet e pagesave”. Sipas Metës, një nga arsyet e kthimit të ligjit...

Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Përfaqësuesit e opozitës, u janë drejtuar selisë blu pak çaste më parë. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të mbajnë një takim me kryedemokratin...

EMRI/ Hapi zjarr ndaj policisë, efektivët me snajpera rrethojnë banesën në Kamëz

Një person është vetëdorëzuar në polici, pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5., i ishin drejtuar banesës së...

35 fotot që tregojnë anën tjetër të protestës për George Floyd

Prej 8 ditësh tashmë, protesta të shumta kanë shpërthyer në të gjithë SHBA për vdekjen e George Floyd. Qytetet po imponojnë shtetrrethime dhe shtetet...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë/ LDK bën publike emrat e ministrave

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së, janë bërë publike edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeverisës në Kosovë. Përmes...

Nga: Alfred Peza

Askush nuk është në gjendje që të vendosi bast, nëse Bashkimi Europian do kishte marë të njëjtin vendim për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po qe se hija e zezë e pandemisë globale, nuk do të ishte sot në kulmin e aktivitetit të vet kërcënues, për ekzistencën e njerëzimit.

Dëshira ta do që “me, apo pa luftën” ndaj Covid-19, Brukseli zyrtar të mund të kishte arritur të njëjtin konsensus të 27 vendeve të saj anëtare, për PO-në e madhe. Historia e të shkuarës së largët e të afërt të raporteve të Europës me Ballkanin në përgjithësi dhe më shqiptarët në përgjithësi, nuk të lë shumë hapësirë për të qenë kaq i sigurtë dhe i vendosur për bastin e vënë.

Ndaj kjo dilemë në vend që t’ia uli, ia shton akoma edhe më tepër, vlerat kësaj vendimarrje. Ky hap i guximshëm, mund të rezultojë sa historik për popujt e rajonit tone, aq edhe shpëtimtar për të ardhmen e projektit të Europës së Bashkuar. E parë kjo jo përmes steriotipeve të së shkuarës, por mbi të gjitha nën dritën e sfidave të reja, të zhvillimeve gjeopolitike.

“PO”-ja e madhe e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka një vlerë akoma edhe më të madhe nga çdo pikëpamje, sesa do të kishte po qe se ky vendim do të merej në një nga periudhat e saj të qeta. Çka tregon se vlerat që e lidhin fatin e së ardhmes sonë të përbashkët, janë shumë herë më të mëdha, sesa rregullat burokratike të vendosura si pengesa shpeshherë artificiale, në maratonën e gjatë të procesit të zgjerimit.

Ky vendim për shumëkënd në Shqipëri, ka tingëlluar edhe si një ftesë për dasëm, në mesin e luftës. Duke kapur në befasi shumëkënd që deri dje, ka qenë i afishuar qartë në qëndrimet “pro” ose “kundër” përmbushjes së kushteve dhe standardeve nga ana e qeverisë së Edi Ramës, për ta merituar marjen në dorëzim të çelësit që hap portën e hekurt të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sikur të mos na kishin dhënë “zero shanse” deri dje për hapjen e negociatave, hynë sot në garë kush e kush ta përshëndeste më shpejt, më me zell dhe të shfaqej më i lumturi për këtë vendim. Sali Berisha të paktën ndryshe prej tyre, u tregua shumë më sinqertë kur i qëndroi linjës së tij, duke u bërë i vetmi politikan i rëndësishëm në Shqipëri që nuk e përshëndeti vendimin e Brukselit.

Kurorëzimi i dashurisë së vjetër të shqiptarëve me kontinentin mëmë, po bëhet gati për tu zyrtarizuar përmes një ceremonie që në folklorin ballkanik mund të quhet edhe si “ndrimi nishanesh”. Ku shqiptarët futen për tu “martuar” nesër në familjen e përbashkët europiane përmes vlerash të përbashkëta, por mbi të gjitha, për të ofruar vlerën e shtuar të identitetit të vet unik kombëtar. Duke i dhënë fund në këtë mënyrë, edhe dilemës hamletiane ku kanë dashur që ta fusin përgjatë udhëkryqeve më të errëta të historisë, përmes grackës së debatit nëse jemi Lindje, apo perëndim? As Lindje, as Perëndim? Apo… edhe Lindje, edhe Perëndim?!

Lexo edhe :   Zëdhënësja e BE-së: Javën e ardhshme KE paraqet kornizat e negociatave për Shqipërinë
Lexo edhe :   Ruçi i dërgoi letër Metës, reagon Presidenca

E ta mendosh që shqiptarët jetojnë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre, mes Athinës dhe Romës së lashtë, ku janë kryqëzuar erërat e Antikitetit, Perandorive Romake, Bizantine e Osmane në një pellg që konsiderohet si djepi i qytetërimit perëndimor, që i ka dhënë aq shumë historisë së trashëgimisë së kulturës botërore deri në ditët tona.

Vendimi i sotëm është një moment historik, që shënon edhe korigjimin e një padrejtësie mbi 600 vjeçare, të ndarjes sonë me shpatë nga Europa. U deshën të kalonin edhe 108 vite të tjera nga shpallja e pavarësisë nga Perandoria Osmane, për të arritur përmes luftrash e diktaturash, që të gjejmë më në fund rrugën e humbur për tu rikthyer në shtëpi. Për të kurorëzuar përmes këtij rrugëtimi të stërmundimshëm edhe përgjatë këtyre 30 viteve të fundit, e cila nisi nën thirrjet; “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa!”

Fati nuk është treguar shumë bujar me shqiptarët. Jo vetëm për shkak të rrethanave historike dhe faji i të të tjerë. Por sigurisht, edhe për fajin tonë. Në një mënyrë ose tjetër, ky është çmimi që shpesh është dashur të paguhet, nga të qenurit edhe i vogël, dhe i varfër. Duke sa cinike aq edhe realiste, por fakti që e lidh fatin e raportit tonë të vjetër e të ri me Europën, rrotullohet rreth së njëjtës pikë.

Kulmin e dashurisë sonë me kontinentin, historia na e dëshmon në kohën kur Heroi ynë Kombëtar iu bë barrikadë fuqisë më të madhe ushtarake të kohës, për të mos e shtrirë drejt zemrës së Europës, çadrën e gjysmëhënës së vet. Ishte koha kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu pritej me nderimet më të larta në sallonet e Romës e Vatikanit, të cilët e mbushën plot lavde, tituj e dhurata “Atletin e Krishtit” dhe “mbrojtësin” e Europës së krishterë.

Kjo dashuri e viteve të errëta, është rikthyer sërisht, edhe tani në kohën e errët të luftës me koronavirusin. Me sa duket, ky paska qenë destini ynë. Të na dashurojnë në kohë jo të zakonshme. Sikur të duam që të vërtetojnë përmes procesit të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, se thënia “asgjë e jashtëzakonshme, nuk arrihet në mënyrë të zakonshme”, është e vërtetë edhe për Shqipërinë e shqiptarët!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Do t’i dalim zot këtij vendi”, Hoti flet për herë të parë si kryeministër

Pas seancës së jashtëzakonshme, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kuvend e presin nisma të reja ligjore dhe plot punë. Prioritet...

Thaçi: Një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët e vendit

Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, për votimin e qeverisë së re. Në një postimi në Facebook, ai ka shkruar...

Yuri Kim sqaron pse e thërret Bashën ‘Luli’ dhe jo Lulzim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka treguar se përse e thërret kreun e Partisë Deomkratike, Luli dhe jo Lulzim. Përmes një postimi në Twitter, Kim...

Kosovë/ Miratohet qeveria e re me Hotin si kryeministër

Kuvendi në Kosovë miraton me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim për Qeverinë Hoti. Avdullah Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë...

OFL sot në Tiranë e Kavajë, i dërgon formularin 4 të dënuarve

Operacioni Forca Ligjore ka zbarkuar sot në Tiranë e Kavajë, ku i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve. Bëhet fjalë për...
WhatsApp KONTAKTO TT