E martë, 19 Janar, 2021
-2 C
Tirana

BE nis bisedimet me Kosovën e Serbinë më 12 korrik

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, njofton se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen në raundin e ri të bisedimeve.

Nga ana tjetër, AFP raporton se presidenti Macron dhe kancelarja Merkel do të mbajnë një samit të premten, më 10 korrik, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas zyrës së presidentit francez, samiti ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, nuk është ende e qartë nëse do jetë Hoti ai që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit, apo presidenti Thaçi.

Mbajtja e samitit në Paris dhe dialogut në Bruksel vijnë pas shtyrjes së takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëgjohen dy shpërthime të fuqishme në Lezhë

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën dhe Shëngjinin mbrëmjen e sotme, me një diferencë kohore prej 1 minuti nga njëra-tjetra. Shpërthimi i parë është...

Aleksei Navalni, një rival serioz apo opozitar i “kontrolluar” nga Putin

Aleksei Navalni është opozitari më guximtar në Rusi, që i kundërvihet regjimit autokratik të Vladimir Putinit. Juristi 44-vjeçar ka mbi 4 milion ndjekës në...

Trondisin mjekët në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për vdekjet nga Covid (Video)

Wuhani është në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se koronavirusi ka dalë fillimisht nga një laborator në qytetin kinez. Daily Mail shkruan se një dokumentar...

Vaksinimi kundër Covid-19/ Vuçiç: Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët

Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se janë të gatshëm që të ndihmojnë shqiptarët me vaksina. I pyetur nga gazetarët, ai tha se serbët...

Kryemadhi: Unë dhe Iliri dikur shkruanim letra, tani dashuria është me telefon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë takimit që ka pasur në Fier me qytetarët ka thënë se të rinjtë sot janë bërë asocialë për...