E enjte, 3 Dhjetor, 2020
8 C
Tirana

“BE mund të mësojë në krizën e koronavirusit nga Robert Schuman”

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

70 vjet më parë, ministri i Jashtëm francez krijoi me planin e tij një nga themelet e unitetit të sotëm evropian. Por pandemia e Coronës dhe pasojat e saj e kërcënojnë atë në mënyrë ekstreme, thotë Bernd Riegert.

“Paqja në botë nuk mund të ruhet pa përpjekje krijuese që përputhen me madhësinë e kërcënimit.” Me këtë fjali e nisi 70 vjet më parë ministri i Jashtëm francez Robert Schuman deklaratën e tij, e cila hodhi themelet për zhvillimin e Bashkimit Evropian të sotëm. Lindur nga katastrofa e dy luftërave botërore, Schumani hodhi vizionin e një federate evropiane, të bazuar në solidaritetin dhe barazimin e kushteve të jetesës.

70 vjet më parë, bashkëjetesa paqësore në Evropën Perëndimore ishte sfida që kërkonte përpjekje krijuese. Sot është rendi i ri që duhet të krijojnë Evropa dhe bota pas një pandemie të papritur, mbase shkatërruese. Kërcënimi për mirëqenien, jetën dhe lirinë është shumë i madh. Ku janë gratë apo burrat krijues si Robert Schuman-i, që mund të drejtojnë për daljen nga kriza?

Suksesi i Evropës nuk është i garantuar

Ish-kryeministri italian Paolo Gentiloni, i cili tani është Komisioneri i BE-së për Ekonominë, paralajmëron për rrezikun e dështimit të Eurozonës dhe kështu të BE në krizën e Coronas. Përqëndrimi i të gjitha forcave ekonomike, për t’i nxjerrë të gjitha vendet e BE-së nga kriza më e rëndë globale që nga Lufta e Dytë Botërore, mund ta mbingarkojë Bashkimin Evropian dhe ta copëtojë atë në fund. Kriza ekonomike i thellon hendeqet tashmë ekzistuese në BE.

Vendet më të pasura do të jenë në gjendje të marrin përsëri veten më shpejt, vendet e varfëra do të zhyten edhe më thellë. Thirrjet e tyre për solidaritet ka të ngjarë të bëhen më të zëshme dhe më radikale – reagimi mbrojtës i anëtarëve më të pasur po kështu.

Në pandemi, fillimisht të gjithë janë të parët. Ajo që nxiti Schumani 70 vjet më parë dhe që rezultoi në tregun e brendshëm, në bashkimin monetar dhe në bashkësinë e vlerave u flak brenda disa javësh nga 27 qeveritë nacionale. Në panik të fortë u mbyllën kufijtë, u ndërprenë zinxhirët e furnizimit, u kufizuan të drejtat themelore, ekonomia kaloi në gjendje kome. Dalja nga kjo gjendje e padurueshme me kalimin e kohës fillon e pakoordinuar. Çdo vend anëtar vepron ashtu siç dëshiron.

BE tani duhet të kujdeset për rindërtimin dhe të mbledhë sa më shumë para sa më shpejt që të jetë e mundur, por të cilat mund t’i mbledhë vetëm nga vendet anëtare dhe pastaj t’i rishpërndajë. Në këtë situatë, disa krerë shtetesh, siç është Presidenti Francez Emmanuel Macron, po bëjnë thirrje për më shumë fuqi për BE-në. Të tjerë, siç është kryeministri holandez, Mark Rutte, janë kundër kësaj.

Lexo edhe :   Përmirësohet situata në Kosovë/521 raste të reja dhe 10 humbje jete
Lexo edhe :   BE pas Covid-19 më e fortë, jo më e dobët

Nacionalistët dhe populistët të kallëpit të kryeministrit hungarez Viktor Orban madje kërkojnë më pak Evropë. Konflikti midis këtyre dy kampeve është pothuajse aq i vjetër sa Deklarata e Schuman-it. Deri tani, BE ka arritur me vështirësi t’i vërë nën kontroll probleme të tilla si zgjerimi në lindje, kushtetuta e refuzuar, kriza financiare ose Brexit-i.

Këtë herë, “kërcënimi” në kuptimin e Robert Schuman-it është shumë i madh. Ende mungon përpjekja e duhur krijuese nga ana e anëtarëve të BE-së. Joproduktiv është vendimi i fundit i gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese Gjermane në Karlsruhe, e cila vë në dyshim kompetencat e padiskutueshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe trondit kështu të gjithë sistemin ligjor në BE.

Krizë e pashembullt

Në negociatat e ardhshme për një fond të pashembullt rindërtimi, një Plan të ri Marshall dhe buxhetin më të madh të përbashkët ndonjëherë, vendet e BE duhet të tregojnë sa janë të aftë ata për “solidaritetin e veprimit”, të cilin e përshkroi Robert Schumani 70 vjet më parë. Ndërkohë, shtetet evropiane janë ndërthurur aq shumë sa që mund ta mbijetojnë vetëm së bashku krizën, të ruajnë mirëqënien dhe në fund paqen. Asnjë shtet nacional nuk mund të arrijë i vetëm një mëkëmbje ekonomike përballë katastrofës globale, sepse secili është i varur nga nga funksionimi i zinxhirëve të furnizimit dhe tregjet e shitjeve në të gjithë botën.

Në këtë 9 maj, në ditën e Evropës të shpallur për nder të Schumanit dhe të planit të tij historik duhet të niste”Konferenca për Ardhmërinë e Evropës”, për të cilën BE-ja kishte menduar shumë kohë përpara krizës së Coronas. Në të vërtetë tani nuk ka kohë për konferenca të gjata me rezultate që më kthehen në pluhur në arkivin politik. Konferenca u shty, ajo që nevojitet tani është “përpjekja krijuese” në kuptimin e Robert Schuman-it: vendimmarrja e guximshme dhe veprimi i guximshëm i përbashkët.

Rëndësi qëndrore ka që – ashtu si 70 vjet më parë – të jenë Franca dhe Gjermania që të formojnë bërthamën e kësaj përtëritjeje evropiane pas pandemisë. Ata që duan të marrin pjesë, janë të mirëseardhur.

Askush nuk është i detyruar, as Italia, Polonia dhe as Hungaria. BE ndodhet para provës së tij më të madhe. A do të ketë edhe vitin e ardhshëm një ditë të Evropës për ta festuar? /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions/ PSG hakmerret ndaj Junajtid, zbaviten Juventus dhe Barcelona

Kanë përfunduar 6 sfidat e parafundit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara mbrëmjen e sotme, ku u regjistruan në total plot 19 gola. PSG ka...

Koronavirusi/ Gjermania do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar

Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin...

‘E shoh veten në Kuvend’/ Pano Soko: S’dua të jem në pushtet, por në opozitë

Kandidati i “Nismës Thurje” Pano Soko ka deklaruar se nuk e kërkon pushtetin, por do që të jetë në opozitë. Në një intervistë për Report...

Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%. Ekspertja e kundërshton

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të...

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë...