Bota

BE mendon se mund të ketë shtyrje të mundshme për Brexit


               Publikuar në : 12:44 - 25/10/19 Enno

Ambasadorët e BE-së pritet të marrin sot në konsideratë kërkesën e Britanisë së Madhe për të shtyrë largimin nga BE pas 31 tetorit, që ishte edhe afati i fundit. pasi kryeministri britanik, Boris Johnson propozoi zgjedhje të parakohshme në dhjetor.

Sipas diplomatëve në Bruksel, përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së u takuan të mërkurën, por nuk vendosën një shtyrje për Brexit-in. Megjithatë, ata ranë dakord për domosdoshmërinë e shtyrjes së afatit të Brexit-it, për të ndihmuar bllokimin në Londër, shkruan BBC.

Çështja kryesore për BE-në është sa kohë duhet të zgjasë shtyrja e afatit të Brexit-it. Franca ka hedhur idenë e një shtyrjeje të afatshkurtër, ndërsa Gjermania është ndër vendet që janë pro shtyrjes tre mujore të kërkuar zyrtarisht nga qeveria britanike./Gazeta Express

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT